Lladrovci përkujton heroin Luan Haradinaj
Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 06 May 2023
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar rënien heroike të heroit Luan Haradinaj, i cili ra heroikisht në betejën e Qafës së Mullarit, para 26 vitesh.
Lladrovci i cili edhe vet ishte në kolonën të cilës i printe heroi Luan Haradinaj, ka deklaruar se “ai i printe rrugës për Kosovë, gjeneratës së legjendave të UÇK-së që përgatiste luftën që po vinte”.
Postimi i plotë:
Më 6 Maj 1997, Luani i UÇK-së, i printe kolonës së çlirimtarëve, të vendosur për të hyrë në Kosovën e robëruar. Ajo ditë, do ta përjetësonte Luan Haradinajn në hero të kombit. Ishte ditë e rëndë, e vështirë dhe e paharrueshme.
Një nga njohësit më të mirë të kufirit tonë artificial, ishte Luan Haradinaj i cili si student, mësoi rrugët që çonin për Kosovë. Luani sfidonte okupatorin jugosllav duke thyer kufirin me armatime, pajisje dhe përcillte shokët që merreshin me organizimin e UÇK-së. Ai i printe rrugës për Kosovë, gjeneratës së legjendave të UÇK-së që përgatiste luftën që po vinte. Luani ishte luan i vërtetë i UÇK-së, i heshtur, i besës, i patrembur. Më 6 maj të vitit 1997, Luan Haradinaj ishte në krye të kolonës së çlirimtarëve ku bënin pjesë Ramush Haradinaj, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Ilaz Kodra, Abedin Rexha, Selim Krasniqi, Rafet Rama, Emrush Xhemaili, Ali Ahmeti, Gani Rama, unë dhe luftëtarë tjerë.Prita e ushtrisë okupatore te Qafa e Mullarit, ishte e kobshme për neve, sepse, në luftime, e humbëm një nga bijtë më të çmuar të kombit, Luanin. Atë ditë, Ramushi mundi dhimbjen që mund të haset vetëm në legjenda. Luani ra heroikisht, por, lufta nuk u ndal. Luani nuk arriti ta shohë Kosovën e çliruar, por idealet e tij fituan dhe sot ai, është hero i kombit. Lavdi jetës dhe veprës heroike të Luan Haradinajt! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Të tjera
-
Shënimi i 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit- Kuvendi mban nesër seancë solemne
Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë solemne për shënimin e 25-Vjetorit...
-
Maqedonci: Do të vazhdojmë traditën e bashkëpunimit me Turqinë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot e ka pritur në ...
-
Lajçak tregon për raportimin në Këshillin e Europës: I informova për dinamikën e dialogut Kosovë-Serbi
Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka ...
-
Lukas Mandl dekorohet me Medaljen e Artë për Shërbim ndaj Austrisë
Lukas Mandl u nderua me Medaljen e Artë për Shërbim ndaj Austrisë në një cere...
-
Shënimi i 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit- Kuvendi mban nesër seancë solemne
Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë solemne për shënimin e 25-Vjetorit...
-
Ndeja e partisë në Prizren, Vetëvendosje publikon videon ku shihet qytetari duke ia puthur dorën Kurtit
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar pamje nga ndeja që mbajtën dje në Prizren m...
-
Rritja e çmimeve: Qytetarët e Kosovës u drejtohen bankave për kredi
Rritja e çmimeve të produkteve po i shtyn qytetarët e Kosovës që t’u drejtohe...
-
Varfërohet shporta e konsumatorit në Kosovë
Rritja e çmimeve pas pandemisë Covdi-19, ka varfëruar konsiderueshëm shportën...
-
Osmani: Lidhja e Prizrenit mbetet e gravuar në zemrat e shqiptarëve si testament i shpirtit të kombit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Lidhja e Prizrenit mbetet e g...
-
Clark: Do të ishte tradhti ndaj Amerikës nëse dhëndri i Trump ndërton memorial në Serbi
Gjenerali amerikan, Wesley Clark, në një intervistë për CNN ka thënë se përfs...
-
Policia i shpall në kërkim publik këta dy persona
Njësiti i hetimeve të stacionit policor -Qendra në Prishtinë, me autorizim ng...
-
Vetaksidenti në Drenas: Njëra prej të lënduarave në gjendje shumë të rëndë
Dy vajza janë vetaksidentuar me motoçikletë gjatë ditës së hënë në fshatin Do...