Lajme

Lukas Mandl dekorohet me Medaljen e Artë për Shërbim ndaj Austrisë

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 11 June 2024

Lukas Mandl u nderua me Medaljen e Artë për Shërbim ndaj Austrisë në një ceremoni solemne që u mbajt sot në shtetin austriak. Medalja e Artë iu dha nga kryetari i Parlamentit të Austrisë, i cili përmendi kontributet e rëndësishme të Mandl në shërbim të vendit.

Lajmi për dekorimin e Mandl u bë publik nga miku i tij, avokati ArsimVranovci, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në ceremoninë e dekorimit së bashku me familjen e tij.

Vranovci shprehu krenarinë dhe gëzimin e tij për këtë arritje të mikut të tij dhe e ka cilësuar këtë moment si një dëshmi e përkushtimit dhe punës së palodhur të Mandl për të mirën e Austrisë.

-Advertisement-

Gjithashtu, pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. asoc. Dr. Artan Dërmaku.

Ceremonia e veçantë mblodhi shumë personalitete të njohura dhe miq të afërt të Mandl, të cilët së bashku kremtuan këtë nder të merituar.

Mandl, përveç kontributit të jashtëzakonshëm për shtetin austriak, tash e një kohë është edhe zë i fuqishëm i Kosovës në Parlamentin Evropian.

Miku i Kosovës ka lobuar për të drejtat e shtetit të Kosovës dhe për rrugën evropiane të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera