Lajme

Lirohet Dardan Molliqaj: Qëndresa vazhdon

Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 16 June 2022

Aktivisti i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj, u arrestua sot, pas përfundimit të protestës së veteranëve të OVL UÇK-së.

Bashkë me të, u arrestuan edhe disa aktivistë të tjerë të PSD-së, të cilët u shoqëruan në stacion policor.

Pas këtye ndodhive, ka reaguar vetë Moliqaj, i cili ka thënë se rezistenca e veteranëve është burim i shpresës, teksa pushteti “zvarritej nëpër mbledhje e seanca”

-Advertisement-

“Sot pamë me mijëra veteranë të mbledhur para Kuvendit të Kosovës. Përderisa pushteti zvarritej nëpër mbledhje e seanca, veteranët qëndronin të pa lëkundur.

Paga minimale definohet si shumë nën të cilën nuk mund t’i plotësosh kushtet bazike të jetesës. Nën këtë shumë dëshirojnë t’i lënë ata që ishin të gatshëm që të sakrifikojnë jetën e tyre për lirinë tonë kolektive” shkroi Molliqaj.

Në fund, ai tha se qëndresa vazhdon.

Megjithatë, sipas policisë, kjo nuk është arsyeja e arrestimit të Molliqajt.

Ndonëse ky i fundit u arrestua pas përfundimit të protestës, ku edhe ishte pjesëmarrës, urdhërarresti për të ishte lëshuar më herët, dhe se Molliqaj ishte në kërkim nga ana e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera