Letonia, skandali i pastrimit të parave
Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 10 March 2018
Guvernatori i Bankës së Letonisë akuzohet për marrje ryshfetesh. Akuzat mbi pastrimin e parave dhe çështjen e korrupsionit po njollosin sistemin bankar të Letonisë Ilmars Rimsevics për 17 vite ka mbajtur postin e Guvernatorit të Bankës qendrore të Letonisë dhe pritej të dilte në pension gjatë vitit të ardhshëm.
Por në vend që të dilte në pension pas një viti, atij i është kërkuar që të japë dorëheqjen, shkruan The Economist. Autoritetet antikorrupsion të Letonisë e arrestuan atë nën akuzën për marrje ryshfetesh që shkonin deri në 100,000 euro (123,000 dollarë). Por ai u lirua vetëm dy ditë më pas. Situata nuk mund të kalonte në heshtje por përkundrazi, shkaktoi zhurmë dhe shqetësim të madh ndërkombëtar.
Z. Rimsevics është anëtar i Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Europiane (BQE) dhe i përkushtuar ndaj vendimeve më të rëndësishme të politikës monetare. Kryeministri i vendit, Maris Kucinskis, thotë se këto akuza janë të rënda, prandaj ai duhet të largohet nga çdo sipërmarrje e së kaluarës, por përkundrazi ai nuk është larguar, duke u shprehur se të gjitha akuzat janë thjesht një ndëshkim ndaj tij për prishjen e praktikave të dobëta. Ai thotë se është kërcënuar disa herë me vdekje.Industria bankare offshore e Letonisë dhe që vepron thuajse pa rregullatorë ka qenë përherë një shqetësim i madh që në momentin kur vendi ka fituar pavarësinë në vitin 1991.
Dhjetë vite më parë, gjatë krizës financiare globale, Parex Bank, banka më e madhe e pavarur në rajon, falimentoi, duke shkaktuar rrjedhimisht një bllokim të buxhetit. Shpëtimi i mëvonshëm i ekonomisë letoneze erdhi nga FMN-ja dhe Bashkimi Europian.Z. Rimsevics luajti rol kryesor në rezistencën që ai u bëri thirrjeve për të braktisur monedhën vendase ndaj euros.Kjo e ruajti besueshmërinë e Letonisë, por u pasua me një kosto të madhe për këtë vend. Ekonomia ra me 25%, papunësia u rrit mbi 20% dhe një e dhjeta e popullsisë emigroi jashtë vendit.
Zyrtarët letonezë kanë argumentuar në mënyrë të përsëritur se kjo industri nuk është më e njëjta si në të kaluarën, por faktet tregojnë një të vërtetë krejt tjetër. Disa banka në Riga janë akuzuar se kishin lëvizur paratë e vjedhura në 2008, në një mashtrim tatimor të kryer nga zyrtarët rusë në Hermitage Capital Management, një fond investimi në Rusi.Provat erdhën nga Sergei Magnitsky, një avokat, i cili më vonë u burgos në Rusi dhe vdiq në paraburgim. Sipas këtyre provave, të cilat ekspozuan qartazi “pastrimin e parave nga Rusia” rreth 20.8 milionë dollarë u zhvendosën nga Rusia në 732 banka në 96 shtete, nëpërmjet Moldavisë dhe Letonisë.
Shumë institucione të huaja kanë refuzuar të kryejnë transaksione me bankat e Letonisë që pas kësaj ngjarje. Kohët e fundit, Thesari i Shtetit i Amerikës deklaroi se ABLV, një nga bankat më të mëdha të Letonisë, kishte “institucionalizuar pastrimin e parave”, veçanërisht në transaksionet me Korenë e Veriut. Konsumatorët ikën, duke tërhequr me vete rreth 600 milionë euro. Pas një hetimi gjashtëditor, BQE-ja ngriu pagesat e bankës letoneze, dhe menjëherë pas këtij veprimi, kartat e debitit të klientëve pushuan së punuari.
Rregullimi i bankës nuk është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e z. Rimsevics, edhe pse ai është përgjegjës për emërimin e zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni. Ndëshkimet e vëna janë jashtëzakonisht të lehta. Një auditim i sistemit bankar i nxitur nga rasti i pastrimit të parave ruse, çoi në vendosjen e gjobave prej 640,000 eurosh në tre prej bankave të vendit.
Korrikun e kaluar edhe një gjykatë tjetër në Paris gjobiti Rietumun, një bankë tjetër të madhe letoneze, me 80 milionë euro për pastrimin e parave.Por ka edhe nga ata që i konsiderojnë akuzat e z. Rimsevics si të dyshimta. Ministria e Mbrojtjes e Letonisë i quajti ato si një operacion “nga jashtë” (d.m.th Rusia), që synonte cilësimin e shtetit të Letonisë si një aleat i keq dhe i pasigurt.Skeptikët vunë në dukje se ryshfetet që ai pretendohet se ka marrë janë modeste në krahasim me pasurinë e disa biznesmenëve miliarderë rusë.Edhe çështja e ABLV nxjerr në pah dobësitë në rregullimin bankar europian. Megjithëse banka është nën mbikëqyrjen e BQE-së, është qeveria kombëtare ajo që zbaton rregullat kundër pastrimit të parave në BE. Një prej tyre është Letonia.
Të tjera
-
Nis gjykimi kundër Milaim Zekës për kanosje ndaj prokurorit Shefkiu
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi ndaj, gazetarit, Milaim Z...
-
Agjenda e KiE mund të ndryshojë në minutën e fundit, thotë Rohde duke ftuar Kosovën për ‘hapin e guximshëm’
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka lënë të hapur mundësinë e ndry...
-
Gjobitet kompania që gjatë punimeve bllokoi rrugën magjistrale në Kaçanik
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 5 maj përgjegjësi i një kompanie për...
-
Shtyhet gjykimi ndaj ish-kryetarit të Leposaviqit dhe tjerëve
Në mungesë të të akuzuarit Mensur Rama dhe avokatëve Imer Beka dhe Kimete Kra...
-
KE: Kosova kualifikohet për pagesa nga Plani i Rritjes, nëse i përmbush kushtet
Komisioni Evropian (KE) ka thënë të premten se Kosova, njëlloj si vendet e tj...
-
Tërmet i fuqishëm në Tajvan
Një tërmet me magnitudë 5.8 ka goditur brigjet lindore të Tajvanit të premten...
-
Osmani pas takimit me Sessions: Ligjvënësit amerikan vazhdojnë të jenë një zë jetik për Kosovën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ndodhet për vizitë në Shtetet e Bas...
-
Fatura milionëshe për Arkitektin e Kryeqytetit, Përparim Rama i reagon Sveçlës së LVV-së
Perparim Rama e ka akuzuar për manipulim me një faturë milionëshe shefin e Gr...
-
Dënohet me 400 euro gjobë i akuzuari se kanosi deputeten Kusari-Lila
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 400 euro gjobë Emin Latin, i ci...
-
Raportimi i Infokusit – Edhe ‘FBI’ përfshihet në hetimet për grupin shqiptar ‘’AlbKings ‘’ në Telegram
Për grupin famëkeq shqiptar në rrjetin social Telegram të quajtur ’AlbKings ‘...
-
Arrestohet hajni që vidhte në objekte fetare në Gjilan
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor...
-
Shkarkimet në Policinë e Kosovës – Hoxha përballet me akuza nga opozita, VV-ja e mbron
Me akuza e kundërakuza është përcjellë raportimi i drejtorit të Përgjithshëm ...