Letërkëmbimi i “Bechtel”-it për humbjen 63-milionëshe
Autori: Gazeta inFokus
10:17 | 24 January 2018
Në shtator të vitit 2016 Qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit e konsorciumit “Bechtel-Enka” u dakorduan për një aneks-kontratë për zgjatje prej një viti të punimeve në autostradën “Arbër Xhaferi”. Kostoja shtesë për këtë shtyrje të kontratës parashihej të ishte 14.8 milionë euro, shkruan sot Gazeta ‘Zëri‘.
Ankesë-kontrata, sipas së cilës “Bechtel-Enka” obligohej të qëndronte në Kosovë deri në fund të vitit 2018, u miratua nga Komiteti Drejtues Ndërministror më 30 shtator 2016 dhe e njëjta iu dërgua për miratim Qeverisë së Kosovës.
Por, në Qeveri marrëveshja ngeci dhe u kthye mbrapsht. Deri në vitin tjetër, në shtator 2017, Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa nuk ndërmori më asnjë veprim për një obligim të madh financiar që kishte hyrë me konzorciumin amerikano-turk paraardhësi i tij në Qeveri, Hashim Thaçi.
Këto detaje dhe shumëçka tjetër rreth pretendimit prej 63 milionë eurosh nga “Bechtel-Enka” zbardhen në një letër të menaxherit të projektit të “Bechtel-Enka”-s Riyadh Alkhazraji, të cilën ua kishte drejtuar pesë ministrave të qeverisë “Mustafa” dhe këshilltarit të transaksionit dhe që ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”.
Në këtë letër, mes të tjerash, vërehet mosbesimi i drejtuesit të projektit ndaj aftësisë së Qeverisë për t’iu përgjigjur obligimeve financiare që dalin nga kontrata, si dhe për një takim për këtë çështje në mes të kryeministrit të atëhershëm Isa Mustafa dhe ambasadorit amerikan në Kosovë Greg Delawie.
MST: Takimi Mustafa – Delawie për autostradën
Gazeta “Zëri” ka siguruar një kopje të kësaj shkrese, që mban datën e 6 shkurtit të vitit 2017, në të cilën për këtë çështje përmendet edhe një takim mes kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe ambasadorit amerikan në Kosovë Greg Delawie. Takimi ishte organizuar më 10 janar të vitit 2017 dhe përveç Mustafës e ambasadorit Delawie, në të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e kompanisë dhe zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës. Temë e diskutimit ishin problemet që kishin dalë në realizmin e projektit për autostradën “Arbër-Xhaferi” pas vonesave në pagesa të Qeverisë së Kosovës.

“Në një takim të mëvonshëm më 10 janar 2017, ku morën pjesë kryeministri, zëvendëskryeministri, ambasadori amerikan, këshilltari ligjor i kryeministrit, ministri i Infrastrukturës, ministri i Financave dhe partneriteti i përgjithshëm ‘Bechtel Enka’ (BEGP), u konfirmua se BEGP-ja konsiderohet se ka të drejtë për zgjatjen e kohës për kompletim për shkak të kufizimeve buxhetore”, thuhet në letrën e Alkhazraji drejtuar ministrave të qeverisë “Mustafa”, Avdullah Hotit, Blerand Stavilecit, Hykmete Bjaramit dhe Ferat Shalës.
Në këtë takim kryeministri Mustafa kishte kërkuar kohë shtesë për të shqyrtuar më tej aneksin e kontratës, i cili tashmë ishte miratuar nga Komiteti Drejtues Ndërministror dhe që përfshinte zgjatjen e punimeve prej një viti me një kosto shtesë prej 14.8 milionë eurosh.
Sipas kësaj shkrese, “Bechtel&Enka” ishte e gatshme ta nënshkruante aneksë-kontratën, por e njëjta nuk ndodhi nga pala tjetër, Qeveria e Kosovës.
“Qeveria e Kosovës u përgjigj më 12 dhjetor 2016, duke shpjeguar se Komiteti Drejtues Ndërministror nuk kërkon një vendim të Qeverisë së Kosovës dhe se shtojca mund të nënshkruhet nga punëdhënësi në bazë të vendimit të Komitetit Drejtues Ndërministror të datës 30 shtator 2016.
Si i tillë, partneriteti i përgjithshëm i ‘Bechtel-Enka’-s (BEGP) ishte gati të nënshkruante aneksin, i cili ishte rënë dakord midis palëve dhe ishte miratuar nga Komiteti Drejtues Ndërministror”, thuhet në letrën e menaxherit të “Bechtel”-it. Por, nga Qeveria e Kosovës nuk u ndërmor më asnjë veprim.
Pas një viti kompania doli me pretendimin prej 63 milionë eurove, duke u bazuar në zgjatjen e kohës së kontratës, si dhe në koston për qëndrimin e stafit dhe të makinerive në Kosovë.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
































