Lekaj: Ballkani i Hapur ide e mirë, bëhemi pjesë e saj vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 28 June 2022
Javën që lamë pas, ndodhi takimi mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri.
Në këtë takim, u nënshkruan disa marrëveshje. U ratifikuan disa marrëveshje për çështjet civile që janë votuar në Kuvendin e Kosovës dhe të Shqipërisë të cilat hynë në fuqi më 30 qershor të këtij viti.
Në këtë mbledhje u prezantua projekti i ndërtimit të projektit tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe Porti i Thatë në Kosovë.
Në një prononcim për Abc News Albania, deputeti i AAK-së, njëherit ish-ministër i Infrastrukturës, Pal Lekaj tregoi se projekti hekurudhor ishte ideuar në kohën e qeverisë Haradinaj.
“Sa i përket idesë së hekurudhës Durrës-Gjakovë-Prishtinë, mund të them se është paraparë që në vitin 2018, gjatë qeverisë Haradinaj. Më vjen mirë që ky projekt po planifikohet të vazhdohet për shkak që ndikon pozitivisht në dy vendet, sidomos në transport të mallrave. Mund të them që një punë e madhe për këtë projekt është kryer edhe në kohën sa isha ministër sepse është bërë fizibiliteti i trajektorës së hekurudhës e cila përshkruan saktë se nëpër cilat vende shtrihet hekurudha. Ne nuk e kundërshtojmë vazhdimësinë e këtij projekti, i japim mbështetje të madhe pasi vetëm në këtë formë zhvillojmë rajonin tonë”, u shpreh Lekaj.
I pyetur se a lidhet me idenë e projektit Ballkani i Hapur ky projekt, Lekaj theksoi se nuk është kundër kësaj nisme. Sipas tij, Kosova nuk ka bllokuar asnjëherë asnjë iniciativë që në esencë ka bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin ekonomik. Lekaj tha se Kosova nuk duhet ta kundërshtojë këtë nismë por me kusht që Kosova të jetë anëtare si shtet i barabartë me shtetet e tjera.
“Në këtë rast është folur mjaft për idenë Ballkani i Hapur. Unë mendoj që Kosova nuk ka penguar asnjëherë asnjë iniciativë rajonale që shkon në dobi të zhvillimit dhe bashkëpunimit ekonomik. Mirëpo, në këtë rast, të tjerët duhet kuptuar Kosovën. Kosova njihet si shtet nga gjitha vendet e rajonit dhe ka marrëdhenië të shkëlqyeshme me të gjitha, përpos Serbisë, e cila vazhdon ta mos e njeh Kosovën si shtet.
Në këtë drejtim duhet kuptuar qëndrimin e Kosovës, sepse Kosova duhet të bëhet pjesë e kësaj iniciativë vetëm si palë e barabartë. Në këtë drejtim, nuk asnjë keqkuptim. Ne i themi po iniciativave rajonale, i themi po bashkëpunimit rajonal por me kusht që Kosova të jetë e barabartë me shtetet e tjera”, tha Lekaj.
Tutje, Lekaj theksoi se Ballkani i Hapur është ide e mirë që do rriste zhvillimin ekonomik në rajon dhe do lehtësonte lëvizjen e lirë të njerëve dhe mallrave.
“Nëse Serbia e njeh Kosovën, nuk e kemi asnjë problem që të bëhemi pjesë e iniciativave rajonale që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë.
“Ballkanit të Hapur i themi po, vetëm nëse Kosova pranohet si shtet. Vetëm nëse Serbia pranon Kosovën si shtet, dhe Kosova trajtohet si shtet i barabartë me anëtaret e tjera në këtë nismë, duhet patjetër t’i themi po”, përfundoi Lekaj.
Të tjera
-
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare
Ministria e Mbrojtjes ka shpallë konkurs për pranim të kadetëve të rinj që do...
-
Deputeti gjerman e qorton Qeverinë e tij që s’e futi në agjendë Kosovën, paralajmëron diskutim në Vilnius
Deputeti gjerman i SPD-së, Frank Schwabe, i cili është edhe kryesues i gr...
-
Musliu-Shoshi: Falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas dështimit që kërkesa e Kosovës ...
-
Krasniqi: Kjo qeveri dështoi të finalizojë një punë pothuajse të kryer
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mos anëtarësimin e ...
-
Degradimi i Drinit të Bardhë, sekuestrohen një kamion dhe ekskavator
Pas një inspektimi të kryer nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësin...
-
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranim të kadetëve
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për vitin akademik 2024/2025 për pranim ...
-
Aksidẹnt në Raushiq të Pejës, katër persona dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në qytetin e fshatin Raushiq të q...
-
Ramabaja: Kurti njihet botërisht si një prej kryeministrave më intelegjentë në Evropën Juglindore
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Sadri Ramabaja në një debat televiziv e ka ko...
-
Sami Kurteshi thotë se interpretimi shkencor e nxjerr të pafajshëm për sulm
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sa...
-
Kodi i ri doganor e akcizave hyn në fuqi më 26 maj, ja cilat janë ndryshimet
Pas shpalljes në gazetën zyrtare, Kodi Doganor dhe i Akcizave do të hyjë në f...
-
Haradinaj në Shqiponjë: Dëshmorët udhërrëfyes për hyrjen e Kosovës në NATO
Fitorja e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17 maj 1999 në Shqiponjë...
-
Politikani serb padit vendin e tij për krimẹt e kryera në Kosovë
Kryetari i Lëvizjes Qytetare në Serbi “Odgovor”, Boban Bogdanoviç, ka nisur n...