Uncategorized

LDK: Qeveria e Kosovës, qeveri e regresit dhe e propagandës

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 08 April 2024

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për medie për të shprehur shqetësimin e saj për Raportin e BE-së, ku Kosova ishte vlerësuar me notën më të ulët “progres i limituar”.

LDK gjithashtu ka demantuar deklaratat e Qeverisë së Kosovës, duke vlerësuar si të pavërteta, “se Kosova ka përparuar në indekset ndërkombëtare”. LDK do t’i gëzohej raporteve po të ishin të vërteta e Kosova të shënonte progres në të gjitha fushat. Në fakt, Qeveria e Kosovës po mundohet të manipulojë me raportet e publikuara tashmë.

Duke folur për Raportin e BE-së, LDK, në një komunikatë për medie, përveç tjerash, vë në pah shqetësimet për keqmenaxhimin dhe korrupsionin.

-Advertisement-

“Nuk ka se si të ishte më ndryshe, ku në po të njëjtin raport përmenden kontratat sekrete. Pra ka propagandë nuk ka luftë kundër korrupsionit!” thuhet në komunikatë, teksa LDK rikujton se Kosova për herë të parë në historinë e saj është ende nën sanksione të BE-së.

“LDK po ashtu pati ngritur shqetësimet pas publikimit të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (Transparency International), ku Kosova ishte vlerësuar vetëm me 41 pikë. Sipas Transparency International, Kosova vendin e 83-të e ndau me Burkina Fason, Afrikën e Jugut e Vietnamin. Po ashtu Kosova ishte e renditur pas Malit të Zi e pas Maqedonisë së Veriut. Përveç tjerash, radhitja e shteteve në këtë indeks nuk tregon asgjë sepse vendet mund të ndryshojnë renditje pa pasur asnjë përmirësim. Vetëm gjatë qeverisjes së LDK-së (2014-2017), Kosova u ngrit nga 33 poena, në 39 në Transparency International, që do të thotë se pushteti e mori mandatin me 39 poena dhe nuk e ngriti më shumë se 2. Pra ka propagandë, nuk ka lëvizje në indekset ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Tutje, LDK thekson se të gjitha raportet janë publike dhe lehtë të verifikueshme dhe demantojnë çdo propagandë të kësaj Qeverie, ndërsa vlerëson këtë qeveri si qeveri e regresit, propagandës dhe e paaftësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera