Rozë

Lawrence protagoniste e filmit të ri të regjisorit italian Guadagnino

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 13 December 2017

Moment i artë për Luca Guadagnino, i cili në këtë periudhë po mbledh çmime dhe nominime me “Chiamami con il tuo nome”, por jo vetëm.

Për projektin e tij të ardhshëm, një dramë krimi e titulluar “Burial Rites”, regjisori italian do të drejtojë aktoren fituese të Oscar, Jennifer Lawrence. Filmi është frymëzuar nga romani me të njëjtin emër nga Hannah Kent dhe tregon historinë e gruas së fundit që ekzekutohet publikisht në Islandë në 1830.

Historia zhvillohet ndërsa protagonistja, Agnes Magnusdottir (Jennifer Lawrence), është pritje të konfirmimit të dënimit të saj me vdekje nga Gjykata e Lartë.

-Advertisement-

Hannah Minghella, mes producentëve të “Burial Rites” së bashku me vetë Lawrence, në një intervistë për “Variety” tha fjalë stimuluese për Guadagnino: “Luca është një talent i rrallë. Filmat e tij janë të karakterizuar nga një sens i hollë i hapësirës, i lidhur ngushtë me gjendjen komplekse të personazheve që i animojnë ato. Nuk arrij të imagjinoj një bashkëpunim më emocionues si ai mes tij dhe Jennifer Lawrence”.

Përveç “Burial Rites”, në muajt e ardhshëm regjisori italian do të jetë i zënë edhe në realizimin e rivënies së “Suspiria”, kryevepër horror e Dario Argento në 1977. Për Lawrence në axhendë janë thrilleri “Red Sparrow” dhe kapitulli i ri i X-Men, “Dark Phoenix”, për të cilin do të kthehet në rolin e Raven Darkholme./ATSH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera