Lamtumirë “Fly Emirates”, PSG me sponsor të ri. Ja sa do të fitojë klubi francez në vit

Autori: Gazeta inFokus
13:54 | 23 February 2019
Paris Saint Germain do të ketë një sponsor të ri duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Klubi parizien zyrtarizoi ditën e enjte arritjen e marrëveshjes me Accor, një prej kompanive më të mëdha të linjës së hoteleve në botë dhe që është me seli në periferi të Parisit.
Kjo marrëveshje e re i jep fund bashkëpunimit 13-vjeçar të kampionëve të Francës me kompaninë ajrore “Fly Emirates”, me këtë të fundit që sponsorizon edhe klube si Real Madrid, Arsenal, Benfica dhe Hamburg. Në muajin gusht, Paris Saint Germain bëri të ditur se nuk do të rinovonte kontratën me “Fly Emirates”, nga e cila përfitonte 25 milionë euro në vit.
Sipas një zëdhënësi të klubit treansalpin, PSG me marrëveshjen me Accor e vendos veten mes 4 klubeve me kontratat më të mira në Evropë, që do të thotë se shifra që Paris Saint Germain do të përfitojë nga bashkëpunimi me Accor është 50 milionë euro në vit, ndërkohë që rekordin në këtë pikë e mban Real Madrid, që përfiton nga “Fly Emirates” 70 milionë euro në vit.
Paris Saint Germain është klubi i 6 më i pasur në botë në 2018, sipas Deloitte, me një pasuri prej 541,7 milionë euro, ndërkohë që Real Madrid është në krye të listës së klubeve më të pasur, me 750.9 milionë euro.
Vlen të theksohet se PSG është bërë objekt hetimi nga UEFA për shkak të rregullit të Fair Play Financiar, të cilin dyshohet se e ka thyer pas shpenzimit të më shumë se 400 milionë eurove për blerjen e Neymar dhe Mbappe. Klubi francez reagoi duke apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, duke këmbëngulur në qëndrimin e tij se ka respektuar Fair Play Financiar.

Të tjera
-
Deliu: Gjykata Kushtetuese foli – rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se G...
-
“Ti je këtu si deputet, jo me na mbajt ligjërata” – Dakaj i reagon ashpër deputetit Kraki
Në emisionin Debat Plus është diskutuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për af...
-
LDK për vendimin e Kushtetueses: Grupi më i madh nuk mund ta bllokojë Kuvendin, votimi duhet të jetë i hapur
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese...
-
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues – afati 30 ditësh pak i çuditshëm
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drej...
-
Zja*rri në një ndërtesë në Prishtinë, policia jep detaje
Policia e Kosovës është deklaruar mbi shpërthimin e një zjarri në Emshir të P...
-
Aksident në Vitomiricë të Pejës, shtatë persona të lënduar
Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku mes dy vetu...
-
“Bllokuesi nuk kalon”, Haziri reagon pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka shkruar pas...
-
Bajrami për vendimin e Kushtetueses: Çka ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 30 ditëve?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka komentu...
-
Dy të lënduar nga aksidenti në Sllovi të Lipjanit
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Sllovi të Lipjanit. L...
-
VV: Faton Peci kandidat për kryetar të Mitrovicës, ishte një nga ministrat më të suksesshëm duke sjellë reforma në bujqësi
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Faton Pecin si kandidat për kryetar të Mi...
-
Krasniqi pas vendimit të Kushtetueses: Aktgjykimi të zbatohet menjëherë – t’i japim epilog konstituimit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se me vendimin e sotëm, Gjykata K...
-
Murati pas vendimit të Kushtetueses: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë
Ministri në detyrë i Financave dhe deputeti Hekuran Murati, e ka komentuar ve...