Lajme

LAJMI I FUNDIT: Të shtëna me armë zjarri në qendër të Istogut

Autori: Ermirë Berisha 16:42 | 31 May 2022

Gjatë së martës një person ka shtënë me armë zjarri drejt një kalimtari duke ecur rrugës në afërsi të tregut të gjelbër në komunën e Istogut,  shkruan Gazeta inFokus.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi,  tha për Gazetën inFokus se i dyshuari i cili ka shtënë me armë zjarri ka qenë në një veturë në lëvizje.

Sipas Gashit, ky rast është i dyshimtë dhe po vazhdon të hetohet.

-Advertisement-

“Sot me datë 31.05.2022 rreth orës 11:42 minuta viktima përmes telefonit ka raportuar se në stacionin policor në Istog kishte qenë në këmbë në rrugën Nëna Terezë në Istog, në afërsi të tregut të gjelbër, në afërsi të tij ka kaluar një veturë ku sipas viktimës dyshohet që një person nga kjo veturë të ketë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës”, tha Gashi./Gazetën inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera