Sport

Lajmi i fundit: Zlatan Ibrahimovic gati për ndeshjen ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 06 March 2021

Kombëtarja e Kosovës në muajin mars do të nisë rrugëtimin e saj për kualifikim në Kampionatin Botëror, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ kanë para vetës dy ndeshje jaft të vështira, ndaj Spanjës dhe Suedisë.

Sipas raportimit të mediave në Suedi, super ylli i kësaj kombëtare, Zlatan Ibrahimovic, do të rikthehet pikërisht në ndeshjen ndaj Kosovës.

-Advertisement-

39 vjeçari në vitin 2016 kishte paralajmëruar pensionimin nga kombëtarja, por rikthimi i tij i pritur që një kohë të gjatë do të ndodhë në ndeshjen ndaj ‘Dardanëve’.

Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë do të zhvillohet me 28 mars në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera