Lajme

LAJM I MIRË: Universiteti i Prishtinës aprovon bursat për studentë

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 13 February 2023

Universiteti i Prishtinës ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të mbajtur nga këshilli drejtues është aprovuar ndarja e bursave për studentët e këtij universiteti, shkruan Gazeta inFokus.

UP-ja përmes një njoftimi, ka publikuar edhe listën e studentëve të cilët janë përfitues të këtyre bursave.

“Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur me datë 9 shkurt 2023, ka aprovuar raportin e Komisionit për ndarjen e bursave universitare për studentët tanë, për vitin akademik 2022/23.Në vegzën e bashkëngjitur i gjeni listat e përfituesve për të gjitha njësitë akademike të UP-së, si dhe informatat e tjera relevante”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera