Sport

Lajm i madh për tifozët e Arsenal

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 23 November 2018

Laurent Koscielny pritet që të kthehet nga lëndimi dhe ti shërbejë skuadrës qysh në javën tjetër.

Francezi nuk ka luajtur qysh nga gjysmëfinalja e Ligës së Evropës kundër Atletico Madridit, në maj, kur edhe pësoi lëndimin.

Ky lëndim ia pamundësoi edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës, ku kombëtarja e tij u shpall fituese.

-Advertisement-

Mirëpo, trajneri Emery ka një lajm të gëzueshëm për tifozët e skuadrës së tij.

“Ai ka filluar të stërvitet me ne qysh një muaj më parë” ka thënë Emery në një konferencë për shtyp.

“Planifikojmë që ai të stërvitet me ne çdo ditë dhe të jetë i gatshëm që të luaj pak nga pak. Së pari, idea është që ai të fillojë me U-23. Ai është mirë, me performanca të mira dhe po ndihet mirë dhe mendoj se është afër që të luaj me ne” ka thënë trajneri.

Kujtojmë se Emery është përballur me shumë lëndime në fazën defanzive të “Gunners”.

Granit Xhaka u sakrifikua për krahun e majtë të mbrojtjes si pasojë e mungesave. Rikthimi i Koscielny do të ishte shumë me rëndësi për Arsenal, pasi edhe në qendër të mbrojtjes ka vetëm Sokratis.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera