Sport

Lajm i keq për Kosovën para sfidave me Danimarkën e Bullgarinë

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 17 March 2019

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në muajin mars do ti zhvilloj dy ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

Fillimisht më 21 mars kosovaret luajnë miqësore më Danimarkën, ndërsa katër ditë më vonë e presin Bullgarinë, në ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin “EURO” 2020.

Para këtyre dy sfidave shumë të rëndësishme për Përfaqësuesen e Kosovës, është lënduar mesfushori Hekuran Kryeziu.

-Advertisement-

Kryeziu u largua nga loja në minutën e 20’ për shkak të disa problemeve që ende nuk janë bërë të ditura.

Vendin e Hekuranit e ka zënë lojtari tjetër i “Dardanëve”, Mirlind Kryeziu.

Shpresojmë që mos të jetë lëndim i rënde dhe Kryeziu të jetë gati për sfidat e Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera