Lajme

Lajçak vazhdon takimet me shtete që s’e njohin Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 22:46 | 24 January 2023

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar sot një takim me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata.

Në njoftimin e tij të shkurtër, Lajçak ka bërë të ditur se me Grammatan ka diskutuar rreth përpjekjeve të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

“Me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, sot diskutova për përpjekjet e BE-së mbi avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe rolin e rëndësishëm të Greqisë në regjion”, ka shkruar Lajçak.

-Advertisement-

Përveç Greqisë si vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, Lajçak gjatë ditës së djeshme ka takuar edhe përfaqësues të Spanjës, Sllovakisë dhe Bosnjë Hercegovins.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera