Lajme

Lajçak: Reagimi i opozitës, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, nuk është i dobishëm për Kurtin dhe Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 03 March 2023

Në intervistën për “Atlantic Council”, i dërguari i Bashkimit Evropian komenton debatin në Kuvendin e Kosovës, duke i vlerësuar si të barasvlefshme reagimet e opozitës në Kosovë dhe asaj në Serbi, derisa ka lartësuar përfaqësuesit e të dy shteteve në dialog, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin.

“Shikoni, është e ndjeshme. Është tejet e ndjeshme. Unë e kuptoj se kjo shkon vërtet deri në fund të çështjeve të identitetit. Jam plotësisht në dijeni të debatit publik. E shoh që reagimi i opozitës, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, nuk është i dobishëm për dy liderët që të marrin këto vendime të rëndësishme, por ata të dy e dinë sa i rëndësishëm është ky propozim për marrëdhëniet e tyre për atmosferën rajonale, por edhe për rrugën drejt BE-së”, deklaroi Lajçak.

Deputetët e bllokut të djathtë opozitar në Serbi iu vërsulën Vuçiqit për ta sulmuar fizikisht në seancën ku raportonte për planin evropian.
Krahu i djathtë ekstrem në Serbi e kishte kërcënuar edhe me vrasje presidentin serb, protestë kjo ku pjesëmarrës të saj vishnin simbolet e grupit mercenar rus ‘Wagner’.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera