Lajme

Lajçak në Paris, e takon këshilltarin e Macronit për dialogun, tregon çfarë folën

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 13 September 2022

Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka takuar sot, Emmanuel Bonne, këshilltarin kryesor diplomatik të presidentit francez Emanuel Macron, për dialogun.

Lajcak përmes një cicërime në Twitter tha se është i lumtur për takimin që pati me të, për të cilin thotë se diskutuan për vizitën e tyre të fundit në Prishtinë e Beograd.

Tutje, emisari special i BE’së thotë se temë e diskutimeve ishin edhe hapat e ardhshme për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

“Shumë i lumtur që u takova me Emmanuel Bonne, këshilltarin kryesor diplomatik të Presidentit Macron, sot në Paris. Ne folëm për vizitën tonë të fundit në Prishtinë dhe Beograd, si dhe për zhvillimet aktuale dhe hapat e ardhshëm. Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë në punën time”, tha Lajcak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera