Lady Gaga thyen heshtjen për R Kellyn
Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 10 January 2019
Lady Gaga ka kërkuar falje publike se ka bashkëpunuar me këngëtarin e RnB R Kelly, ndërsa u zotua se do të largojë nga kanalet muzikore në internet duetin e tyre të përbashkët ‘ Do what you want’.
Reagimi i saj vjen pas publikimit të dokumentarit kushtuar këngëtarit R Kelly, në të cilin pasqyrohen akuzat për abuzim seksual me vajza të mitura për dekada me radhë.
Gaga tha se storia për R Kellyn është tmerruese duke thënë se është përkrah këtyre femrave 1000 përqind.
R Kelly në anën tjetër po vazhdon të mohojë këto akuza, ndërsa avokati i tij e quajti dokumentarin si një ‘raund tjetër storiesh, për plotësimin e kohës televizive’, shkruan BBC.
Por autori i filmit dokumentar Dream Hampton tha se filmi përshkruan se si Kelly kishte “ndërtuar një ekosistem të grabitjes ” pas tri dekadash ‘ duke shenjëstruar vajza e gra të pambrojtura’.
Lady Gaga e cila është e zëshme për viktimat e abuzimit seksual, ka thyer heshtjen më 10 janar ku ka postuar një deklaratë të gjatë në mediat sociale:
Unë qëndroj 1000 përqind pranë këtyre grave, ua besoj se po vuajnë një dhimbje të fortë. Jam e bindur se zërat e tyre duhet të dëgjohen dhe të merren seriozisht. Si një viktimë e sulmit seksual, kam bërë edhe këngën edhe videon në një moment të errët të jetës sime. Qëllimi im ishte që të krijoj diçka jashtëzakonisht sfiduese dhe provokuese sepse isha i zemëruar dhe ende nuk e kisha përpunuar traumën që kishte ndodhur në jetën time. Kënga quhet” Bëj çfarë të duash (me trupin tim), mendoj se është e qartë se sa eksplicit e i shtrembëruar ishte mendimi im në atë kohë. Nëse do të kthehesha dhe do të flisja me vetën time më të vogël, do t’i thosha të kalonte nëpër terapi që nga ajo kohë, në mënyrë që ta kuptoja gjendjen e hutuar post traumatike në të cilën isha – ose nëse terapia nuk do të ishte e mundur, atëherë do të flisja më këdo për situatën time sa më hapur. Tani më vjen keq si për gjykimin tim të dobët kur isha e re dhe për atë se pse nuk kam folur më herët.
Gaga nuk është e vetmja këngëtare që distancohet nga R Kelly. Chance Rapper përmes një deklarate të dielën ka kërkuar falje për bashkëpunimin me këngëtarin në vitin 2015 për këngën ‘Somewhere in Paradise’
Të tjera
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...