Lajme

Ky është reagimi i ministres Nagavci pas protestës së nxënësve

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 19 April 2022

Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) mbajtën sot protestë me moton “S’po shkohet n’shkollë”, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje me këtë protestë ka reaguar edhe ministrja e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, është shprehur lumtur për aktivizmin e të rinjve për përmirësimin e cilësisë në arsim.

-Advertisement-

“I gëzohem aktivizmit të të rinjve dhe mendimit të njëjtë se cilësia në arsim kërkon angazhim të përbashkët. Të dashur nxënës, mësimdhënës, prindër e qytetarë të Republikës së Kosovës. Ndajmë shqetësimin plotësisht legjitim të shprehur nga nxënësit për gjendjen në sistemin e arsimit! Prandaj, angazhimi ditor në Ministrinë tonë ka në qendër të vëmendjes përmirësimin e cilësisë, që përpos angazhimit kërkon edhe kohë dhe durim”, ka shkruar ministrja./Gazeta Infokus/

Ky është reagimi i plotë i saj:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera