Lajme

Kuvendi nesër me seancë plenare dhe me seancë të jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 14 December 2022

Kuvendi i Kosovës nesër do t’i mbajë tri seanca, në mesin e tyre ka seancë plenare dhe një seancë e jashtëzakonshme.

Seanca e parë do të jetë në ora 09:30 në të cilën presidentja Vjosa Osmani do të mbajë adresimin vjetor.

Ndërsa, seanca plenare është e dyta në radhë që do të fillojë nga ora 10:00 dhe do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023.

-Advertisement-

Seanca e jashtëzakonshme do të jetë nga ora 13:00 ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis, transmeton Klankosova.tv.

Rendi i plotë i ditës së Kuvendit:

Seanca plenare

Rendi i ditës:

Adresimi i Presidentetes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës;

Vendi: Kuvendi Kosovës; Koha: 09:30.

Seanca plenare

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Vendi: Kuvendi Kosovës; Koha: 10:00.

Vazhdimi i Seancës plenare

Vendi: Kuvendi Kosovës; Koha: 12:00.

Seancë e jashtëzakonshme

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

Vendi: Kuvendi Kosovës; Koha: 13:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera