Kush janë 6 gratë shqiptare që fitojnë miliona dollarë
Autori: Gazeta inFokus
20:42 | 08 March 2018
Sot është 8 marsi, dita ndërkombëtare e gruas.
Në shoqërinë tonë gratë vetëm vitet e fundit kanë filluar të faktorizohen në pozicione drejtuese në shoqëri duke u shndërruar edhe në sipërmarrëse mjaft të suksesshme.
Ndonëse ka një hendek të madh mes tyre dhe meshkujve, si në fushën e biznesit po ashtu edhe në atë të politikës, nuk janë të pakta femrat që ia kanë dalë duke u bërë nga personat më të suksesshëm ne vend.
Kështu, këto janë disa nga sipërmarrëset femra më të mëdha në vend, sipas qarkullimit vjetor, të publikuar nga revista Monitor.
Sipërmarrësja më e madhe në vend, sipas qarkullimit vjetor, është Anisa Skëndaj. Tre sipërmarrjet ku ajo është aksionere, INFO-Telecom, DIGICom, Professional Marketing Albania kishin qarkullim vjetor prej 13.8 miliardë lekësh dhe fitime 328.6 milionë lekë.
Vilma Nushi, me kompaninë e saj Marketing & Distribution (M&D) (e krijuar në vitin 1997 dhe një prej distributorëve më të mëdhenj në vend), realizoi të ardhura prej 10.4 miliardë lekësh në vitin 2016 dhe fitimet para taksave ishin 318 milionë lekë.
Femrat e familjes Hoxha (Vjollca, Lorela, Sara, Ledia) po menaxhojnë bizneset në fushën e televizionit, radios dhe përpunimit të kafesë (DIGITALB-41%, Top Channel-100%, Top Albania-80%, Valtelina-49%). Të gjitha bizneset e grupit, në total, kishin të ardhura prej 7.9 miliardë lekësh në 2016-n dhe fitime prej 225 milionë lekësh, ndërsa përqindja e fitimeve, sipas peshës në kompanitë përkatëse, është rreth 132 milionë lekë (më pak se 1 milion euro).
Merita Sheqi, e cila zotëron 50% të aksioneve të kompanisë farmaceutike, Rejsi Farma, realizoi të ardhura prej 3.6 miliardë lekësh në vitin 2016. Në vitin 2014, ajo ka krijuar dhe sipërmarrjen R&S FARMA, me aktivitet “Tregti me shumicë e pakicë të medikamenteve, artikujve farmaceutikë e kozmetikë”, i cili është rritur me shpejtësi, duke realizuar të ardhura prej 606 milionë lekësh në 2016-n. Të dyja kompanitë kishin fitime prej 164 milionë lekësh (1.2 milionë euro) në vitin 2016.
Donike Gega, që zotëron 100% të aksioneve të GEGA CENTER GKG, në tregtimin e karburanteve me pakicë, kishte të ardhura prej 3.2 miliardë lekë, ndërsa fitimet arritën në rreth 160 milionë lekë (gati 1.2 milionë euro).
Donika Mici është punëdhënësja më e madhe femër në vend, me rreth 1800 të punësuar në Donniana, Dophil, Rozimpex. Të ardhurat e tre kompanive ishin 2.9 miliardë lekë në vitin 2016 dhe fitimet para taksave të tre kompanive ishin 85 milionë lekë, ndërsa sipas peshës së aksioneve të znj. Mici, arritën 30 milionë lekë./Dita

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...




































