Kush është Ramazan Kadyrov, lideri çeçen i etur për gjak, besnik i Putinit që kërcënon Zelenskyn me vdekje
Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 22 April 2022
Një personazh që duket sikur vjen nga një roman, djali i liderit separatist Akhmad, është aleati më i pamëshirshëm i Kremlinit.
Ai ka kërcënuar me vdekje presidentin Zelensky. Ramazan Kadyrov tha se Rusia duhet të përdorë armë bërthamore kundër Kievit, nëse “një mercenar i vetëm i huaj” gjendet në territorin e Ukrainës.
Lideri çeçen paralajmëroi se forcat ruse do të pushtonin Donbasin dhe më pas “çdo qytet të Ukrainës.”
Në Ukrainë ai e kishte filmuar veten në video, megjithëse mediat raportuan se mund të ishte filmuar diku tjetër.
Kadyrov ka në Ukrainë “skuadrat e vdekjes” që I atribuohen krimeve të luftës, përdhunimeve, torturave të civilëve dhe planeve për të vrarë presidentin Zelensky.
Pas gjithë kësaj qëndron një personazh që duket sikur ka dalë nga një roman, Ramazan Kadyrov, 45-vjeçari është “koka e Çeçenisë”, siç e quan ai veten.
Për 15 vjet ai ka komanduar republikën e vogël çeçene e cila është mjaft e pasur me naftë. Në viti 1990 ajo zhvilloi dy luftëra të përgjakshme kundër Moskës për të arritur pavarësinë, por më pas u bë një aleate e ngushtë dhe besnike e Kremlinit.
Ramazan Kadyrov është në krye të Çeçenisë që në vitin 2007 dhe që atëherë ka krijuar lidhje shumë të ngushta me Kremlinin, për shkak të një marrëdhënieje në dukje shumë të mirë personale me Putinin.
Me mjekrën e një profeti, pothuajse gjithmonë i veshur me të zeza, Kadyrov i ka detyruar gratë çeçene të mbajnë shami dhe ka nisur fushata brutale kundër homoseksualitetit. Represioni, korrupsioni, dhuna, burgjet sekrete, torturat dhe kërcënimet janë shenjat dalluese me të cilat ai ka ndërtuar pushtetin e tij
Të tjera
-
Miratimi i Rezolutës për gjenocidin në Srebenicë, Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Aleksandar Vuçiq pas seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashk...
-
Kurti: Orientimi e vlerat tona janë forcuar kah BE-ja, NATO-ja e luftimi i korrupsionit
Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovë...
-
Mediat e kontrolluara nga Vuçiqi hedhin vrer ndaj vendeve që votuan pro rezolutës për Srebrenicën
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën për gjenoci...
-
Shefi BE-së, i EULEX-it, e disa ambasadorë të BE-së vizituan fabrikën e mobileve “Graniti”
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, së bashku me shefin e EULEX-it, ...
-
Djalit të heroit Afrim Bunjaku i mundësohet punësimi në ndërmarrjen lokale të Vushtrrisë
Jetlum Bunjaku, djali i heroit të Kosovës Afrim Bunjaku, është punësuar në Nd...
-
Thérén dy persona në Mitrovicë, dyshohet se ngjarja ndodhi në “Minatori”
Dy persona janë therur me thikë sonte rreth orës 21:30 në Mitrovicë. Lajmi...
-
Kurti për Rezolutën e Srebrenicës: Për paqe në Ballkan, duhet vërtetuar përgjegjësia e Serbisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka përgëzuar miratimin e Rezolutës së O...
-
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini
Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, i është përgjigjur kryetarit ...
-
Krasniqi: Mënyra e shkuarjes në zgjedhje të reja nuk ndikon në rezultatin zgjedhor
Sipas kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, mënyra e shkuarjes në zgjedhje të ...
-
Hovenier: Po kërkojmë nga Kosova veç ta dërgojë në Kushtetuese draftin për Asociacionin – do ta respektojmë vendimin
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për çështjen e anë...
-
Kuvendi nesër me tjetër seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e radhës plenare duke filluar nga...
-
Tërmet në Turqi
Turqia është goditur sot nga një tërmet. Raportohet se fuqia e dridhjes is...