Lifestyle

Kush bën seks, fle më mirë

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 03 May 2021

“Jam shumë e lodhur”. Ky ka qenë justifikimi i çdo gruaje për të shtyrë seksin për një moment të dytë. Por studimet nga Klinika “Mayo” në SHBA tregojnë se kush bën një gjumë të keq, i bie edhe dëshira seksuale.

Ekspertët shpjegojnë se kjo ndodh sepse ne çlirojmë hormonin e stresit kortizol kur jemi të lodhur, i cili është një vrasës i epshit. Po ashtu, kush bën seks, bën gjumë më të mirë. Sipas ekspertëve, kryerja e marrëdhënieve seksuale para gjumit mund të rrisë atë fazë të gjumit, kur ëndrrat janë të gjalla.

Seksi gjithashtu rrit nivelet e estrogjenit te gratë, duke përmirësuar këtë fazë të gjumit dhe duke ju futur në një dremitje më të thellë. Gjithashtu, ushtrimi seksual mund të zvogëlojë stresin dhe të përmirësojë gjumin.

-Advertisement-

Studime të shumta kanë treguar se ka shumë përfitime shëndetësore nga të qenit në një marrëdhënie – dhe gjumi më i mirë mund të jetë një prej tyre. Sipas hulumtimit, gratë e lidhura i zë më shpejt gjumi dhe flenë më mirë sesa gratë beqare. Shkencëtarët besojnë se kjo varet nga hormoni i dashurisë, oxytocin, i cili na bën të ndihemi më të lidhur.

Orgazmat ndihmojnë shumë edhe në një gjumë të mirë, veçanërisht te burrat. Kur një burrë ejakulon, ai lëshon një përzierje të kimikateve duke përfshirë norepinefrinën, serotoninën, oksitocinën, vazopresinën, oksidin e azotit dhe prolaktinën. Në një studim të fundit kafshët e injektuara me prolaktinë ranë drejt në gjumë, kështu që studiuesit besojnë se ky hormon i lëshuar gjatë ejakulimit i dërgon burrat në gjumë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera