Lajme

Kusari thotë se VV-ja e kapi televizionin publik pas zgjedhjes së Rilind Gërvallës si drejtor

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 31 January 2023

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas zgjedhjes së Rilind Gërvallës në krye të televizionit publik të Kosovës.

Gërvalla njihet si aktivist i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Kusari këtë e quan “kapje të pjesës informative nga partia pushtet”.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Kusarit:

Aktivisti i VV-se, Rilind Gervalla, u votua drejtor i televizionit publik te Kosoves, me tete vota per dhe asnje kunder.

Kjo quhet kapje e pjeses informative nga partia ne pushtet.

Thellesisht e zhgenjyer qe eshte humbur mundesia per depolitizimin e RTK-se.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera