Kurti: Synimi ynë mbetet kthimi i besimit në institucione dhe punësimi i të rinjve

Autori: Gazeta inFokus
13:49 | 16 February 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth largimit të qytetarëve të Kosovës.
Ai tha se shoqëria jonë duhet jetë e vëmendshme ndaj këtij fenomeni.
“Sado që të jetë numri i lëvizjes së qytetarëve, vëmendja jonë si shoqëri duhet të jetë e shtuar, veçanërisht ajo institucionale, kur largimi i qytetarëve shtohet, e sidomos i të rinjve”, thotë Kurti për të vazhduar të thotë se qeveria e tij është duke punuar në vazhdimësi për secilin qytetar të vendit pa dallim”, tha kryeministri.
Ai theksoi se synimi i qeverisë është që ta kthejë besimin qytetarëve ndaj institucioneve dhe shtetit, mirëqenien e tyre dhe “ta zvogëlojmë maksimalisht migrimin”.
” Fokusi ynë në zgjedhjet e 14 shkurtit, që pardje u bënë 2 vjet, ka qenë drejtësia dhe punësimi. Për të parën të gjithë pajtohen se është policia ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftimin e krimit të organizuar. Nga fillimi i mandatit janë kryer 850 operacione policore, mbi 3200 persona të arrestuar, 69 grupe kriminale janë shkatërruar, mbi 1.8 ton substanca narkotike janë sekuestruar, mbi 14 milionë euro janë ngrirë në dyshimin e keqpërdorimit ose shpërlarjes së parave. Duhet shumë angazhim dhe vullnet i hekurt nga sistemi i drejtësisë që proceset gjyqësore të shkojnë deri në fund për të marrë vendime meritore për kriminelët dhe keqpërdoruesit”, tha Kurti.
Ai përmendi edhe Vetingun, të cilin e ka në udhëheqje Kuvendi i Republikës, i cili gjithashtu do të kontribojë në një sistem të drejtësisë që do të jetë efikas dhe i drejtë.
“Nga fillimi i mandatit, kemi mbi 40 mijë më shumë të punësuar. Prioriteti ynë është punësimi i të rinjve, grupeve të margjinalizuara dhe punësimi i grave. Po ashtu jemi duke e fuqizuar sistemin e teknologjisë informative në Kososvë, një fushë zhvilluese për të rinjtë”, u shpreh kryeministri.

Të tjera
-
Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës
Presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës së premte bëri homazhe në Kompleksin...
-
Memli Krasniqi: Kriza energjetike është pasojë direkte e dështimit të Qeverisë – kërkojmë veprime urgjente
Edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar paralajmërimet se vendi n...
-
Nora Gjakova bëhet anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF-së
Kampionia olimpike, Nora Gjakova është zgjedhur zyrtarisht anëtare e Komision...
-
KEK-u u mundua të mbajë të fshehtë rënien e blloqeve, pas raportimit të Infokusit konfirmon që ka qenë jashtë prodhimit
Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar sot sa i përket krizës energjetike...
-
BE: Çdo vendim për ndërtim urash mbi Ibër duhet të merret me përfshirjen e të gjitha komuniteteve
Një zëdhënës i Bashkimi Evropian ka thënë të premten se çdo vendim për çfarëd...
-
INDEP reagon për krizën e rëndë energjetike: Kjo gjendje është rezultat i keqmenaxhimit
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka reaguar me shqetësim të thellë ...
-
Faton Peci aktivizohet në mbrojtje të Gërvallës, e quan “pishpirik” Abdixhikun
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci e ka quajtur “pirshpirik” Lumir Ab...
-
Çitaku: Kosova në kolaps energjetik, politikë të jashtme e në Kuvend – për LVV-në kjo nuk ka rëndësi
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas...
-
Haradinaj: 26 vjet më parë, Istogu hyri në epokën e lirisë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se 26 vjet më parë, Istogu hyri...
-
Infokusi siguron edhe dëshmi, për herë të parë pas luftës ZERO prodhim nga KEK-u
Gazeta Infokus sot raportoi ekskluzivisht se Korporata Energjetike e Kosovës,...
-
Ndihmoi ukrainasit të iknin nga lufta, 22 vjet burgim për aktivisten ruse
Një aktiviste ruse që ndihmoi në mbledhjen e ndihmës humanitare për Ukrainën ...
-
Kompania kosovare: Mbyllëm pikat e larguam 80 % të punëtorëve, shkak Ministria e Financave
Kompania kosovare “Enternet” ka dalë me një sqarim për media lidhur me mbyllj...