Lajme

Kurti sot takon kryetarët e komunave të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 07:13 | 15 May 2023

Sot mbahet takimi koordinues i radhës në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, ministrave dhe zëvendësministrave nga kabineti qeveritar dhe kryetarëve të Komunave.

“Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal, mbahet takimi i përbashkët me kryeministrin e Republikës së Kosovës, ,Albin Kurti Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci dhe Zëvendës Ministrin e Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra me ç’rast do të diskutohen temat me interes për nivelin lokal të cilat janë prezantuar nga Kryetari i AKK-së, Agim Aliu si dhe iniciativat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, njofton qeveria e Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera