Kurti: Rënia e dëshmorëve në Uçë ngriti rezistencën për hapjen e shkollave shqipe në vitet e 90-ta
Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 31 January 2023
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, me rastin e 31-vjetorit të rënies së tre dëshmorëve të shkollës shqipe në Uçë, Bajram Hoxhaj, Muharrem Hysenaj e Hasan Hysenaj, ka kujtuar kontributin e këtyre tre burrave për shkollimin e sigurt të fëmijëve të këtij fshati.
Kurti, me anë të një postimi në Facebook, kujtoi kur policia serbe kishte vrarë këta tre burra derisa ata po i dilnin në mbrojtje fëmijëve që serbët ia kishin prerë rrugën e i kishin rrahur derisa ata po shkonin në shkollë.
“Në mëngjesin e 31 janarit të vitit 1992, teksa një grup nxënësish filloristë po shkonin në shtëpi-shkolla për të vijuar mësimet, gjatë rrugës kryesore të fshatit Uçë në Istog, ndalohen nga policia serbe. Ndaj nxënësve u ushtrua dhunë psikike përmes kërcënimeve e sharjeve. Pastaj policët serbë maltretojnë nxënësit edhe fizikisht. Me t’i dëgjuar britmat e nxënësve, në mbrojtje të tyre dalin banorët e shtëpive në afërsi. Pas rezistencës së tyre karshi policisë dhe kërkesës së tyre për t’i lënë nxënësit e lirë për të shkuar në shkollë, qëllohen për vdekje: Bajram Hoxhaj vdes në vend, Muharrem Hysenaj vdes rrugës për në spital e Hasan Hysenaj vdes pas disa ditësh. Të plagosur mbeten: Imer dhe Azllan Hysenaj. Gjatë ditëve në vijim, policia serbe burgosi e torturoi disa nga familjarët e të vrarëve dhe të plagosurve”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai tha se rënia e tre dëshmorëve në Uçë ngriti rezistencën për hapjen e shkollave shqipe, të mbyllura nga pushteti shovinist i Serbisë anembanë Kosovës.
“Varrimi i tyre qe zgjim kombëtar. U nderuan me një ceremoni ku nxënësit recituan poezi në shqip, u mbajtën fjalime e u ngrit flamuri kombëtar mbi minaren e xhamisë së fshatit Uçë”, shtoi Kurti.
Që nga ajo ditë, sipas Kurtit, shkolla e mesme e ulët e fshatit Uçë mban emrin “Tre dëshmorët e shkollës shqipe”, duke e kujtuar ndër breza aktin heroik të Bajram Hoxhaj, Hasan Hysenaj e Muharrem Hysenaj.
Sot u bë përurimi i objektit të shkollës së re në fshatin Uçë, që mban emrin “Tre dëshmorët e shkollës shqipe”.
Të tjera
-
Hamza nga tubimi në Gjilan: Ju e dini se sa ka rënë standardi i jetesës, prandaj do t’i rrisim pagat 50%
Nga tubimi në sheshin e Gjilan, kandidati për kryeministër i Partisë Demokrat...
-
Kolgeci: Fokus i im do të jetë do të jetë angazhimi për një Kosovë me rrugë të zhvilluara dhe të sigurta për qytetarët
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 91, Selman ...
-
Krasniqi: Me iniciativën time u funksionalizua spitali i pediatrisë në Mitrovicë, në mandatin e ardhshëm angazhim më i madh
Fëmijët në Mitrovicë prej disa muajsh po marrin shërbimet e nevojshme mjekëso...
-
Musliu: Mësimdhënësit janë ata që japin dije dhe vlera, duke edukuar breza të tërë
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, me numrin 12, Ganim...
-
KQZ hesht për kamionin gjigand që erdhi nga Beogradi me kamera për zgjedhjet e 9 shkurtit
Një kamion gjigand që erdhi nga Beogradi shkarkoi përplot paketime me kamera ...
-
Kërkesat për azil në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku renditet Kosova
Shqipëria ka numrin më të ulët në vendet e Ballkanit Perëndimor të të huajve ...
-
Specialja i dënon me burgim edhe Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin
Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë shpallur fajtorë dhe...
-
24-shi i PDK-së: Për Mushtishtin me një të ardhme ma të mirë
Arber Behluli, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosov...
-
Kjo është Jeta Rafuna me numër 45 nga LDK, e cila po merr përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarët
Jeta Rafuna, kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër...
-
Haxhi Shala dënohet me tri vite burgim nga Gjykata Speciale
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala është dënuar me tri vite burg...
-
Çka mbet kur fëmijët tanë ikin? Daut Haradinaj me kampanjë të re
Në një kohë kur shumica e të rinjve e mendojnë emigrimin si opsion për kushte...
-
AAK-Nisma me partnerë të koalicionit sot mbajnë tubim në Prishtinë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), bashkë me partnerët e koalicionit, so...