Lajme

Kurti: Policia jonë nuk i zgjedh kriminelët, në veri ka edhe shqiptarë të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 17 August 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kanë folur në konferencë për media pas takimit që kanë mbajtur sot.

Në fjalën e tij, Stoltenberg ka përsëritur edhe njëherë gatishmërinë e trupave të KFOR-it në Kosovë për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.

Ai ka thënë se mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen përmes dialogut në Bruksel.

-Advertisement-

Në anën tjetër, kryeministri kosovar Albin Kurti, ka folur për zhvillimet e fundit teksa ka falënderuar NATO-n për kontributin e dhënë për Kosovën që nga lufta e deri në rindërtimin e shtetit.

Ai ka folur edhe për tensionet në veri, duke thënë se ekzistojnë dy palë në këtë çështje.“Në njërën anë keni shtetin demokratik të Kosovës dhe me një polici profesionale, ndërsa në anën tjetër kemi kriminelët, strukturat ilegale të drejtuara nga Serbia që kanë ngritur barrikada. Në këtë sens, s’mund të ketë tolerim për krimin e organizuar. Policia jonë ka ndërmarrë 39 operacione deri më tani ku kanë arrestuar dhjetëra kriminelë të grupeve kriminale në veri, të të gjitha komuniteteve, ka edhe shqiptarë dhe jo vetëm serbë. Policia nuk zgjedh kriminelët në bazë të përkatësisë së tyre etnike”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se Kosovës i duhet përkrahja nga Bashkimi Evropian, NATO dhe shtetet perëndimore.

Kurti ka thënë se beson që është në të mirë të të gjitha palëve që shteti të jetë ligjor dhe i drejtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera