Lajme

Kurti për statusin e Muratit për UÇK-në: S’jam komentues, s’është prioritet çka shkruajnë komentuesit për komente

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 01 July 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur se çfarë qëndrimi ka ai rreth një statusi të ministrit të tij, Hekuran Murati, rreth çështjes së veteranëve.

Kurti tha se ai është kryeministër e jo komentues, teksa shtoi se prioritet e ka çështjen e të pagjeturve.

“Komentues ka pafund, kryeministri i Kosovës qeverisë me vendin për çështjet madhore. Çka shkruajnë komentuesit për komentimet e para shumë viteve nuk mund të jenë temë as prioritet për mua”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, në profilin e ministrit Murati nuk ka ekzistuar statusi për të cilin tash e disa ditë është bërë temë në vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera