Lajme

Kurti, opozitës: Unë s’kam ndryshuar përmbajtësisht, ju ndryshuat deklarativisht

Autori: Gazeta inFokus 01:09 | 03 March 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë seancës se sontme iu është drejtuar deputetëve të opozitës se ai nuk ka ndryshuar përmbajtësisht, por ata kanë ndryshuar deklarativisht për të mirë.

Këto ndryshime sipas Kurtit, janë meritë e partisë që ai e udhëheq, teksa shtoi se “pasojë direkte e VV-së është ndryshimi i syve tuaj”.

“Me fjalë të tjera, edhe ky ndryshim i përjetuar deklarativisht, edhe ky është rezultat i VV-së. Pa VV-në s’do ta kishim as këtë ndryshim. S’kam ndryshuar unë, por sytë e juaj. Ju po shikoni ndryshe tash. Edhe këtu ne e kemi një kontribut të pamohueshëm”.

-Advertisement-

“Edhe më herët ju thashë, koncepti s’ka ndryshuar. Strategjia se si i dislokojmë forcat, si i rendisim argumentet, natyrisht, e edhe ajo në masë të madhe për shkak të trashëgimive të ish-qeverive”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se në dialogun me Serbinë s’ka vështirësi tjetër jashtë trashëgimive të cilat ai i quajti nga ish-qeveritë e kaluara.

“Mua, asgjë më shumë se trashëgimia e ish-qeverive nuk më ka detyruar që të bëhem strategjik. Për atë se si jam nga karakteri s’isha bë”.

“Me ju thënë të drejtën, në këtë dialogun ku jam, s’kam vështirësi jashtë trashëgimive të ish-qeverive. Vështirësitë më të mëdha i kam kur trashëgimia e ish-qeverive është argument i kundërshtarëve të mi”, është shprehur Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera