Lajme

Kurti merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 17 February 2023

Në Munih, nga sot deri të dielën do të mblidhen 40 krerë shtetesh dhe qeverish si dhe rreth 100 ministra.

Arsyeja është Konferenca e përvitshme e Sigurisë, ku këtë vit në fokus do të jetë agresioni rus në Ukrainë.

Hapjen e konferencës do ta bëjë përmes një video-fjalimi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërsa pjesëmarrës, përveç kancelarit gjerman, Olaf Scholz, do të jenë edhe shumë liderë të vendeve të fuqishme, nga zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris, presidenti i Francës, Emmanuel Macron e shumë të tjerë, raporton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Vlen të theksohet se në këtë konferencë, për herë të parë në mbi 20 vjet nuk do të jetë pjesëmarrëse Rusia.

Ndërkaq, Klankosova.tv nga burime brenda kabinetit qeveritar merr vesh se i pranishëm do të jetë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Aty pritet të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili pritet të ketë një takim sot në mbrëmje me Scholzin dhe Macronin, ku temë kyçe do të jenë raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Vetë Vuçiqi ka deklaruar ditë më parë se do të jetë i pranishëm, duke thënë se “do të marrë pjesë vetëm që Kurti të mos bëjë çfarë të dojë” atje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera