Lajme

Kurti injoron fjalimin e Ramës: Nuk e kam dëgjuar, kam qenë nëpër takime

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 13 October 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se nuk e ka dëgjuar fjalimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Asamblenë e Këshillit Evropian, shkruan Gazeta Infokus.

Ai tha se nuk e di nëse ka kontribuar në këtë fjalim, pasi që nuk ka pasur mundësi ta dëgjoj.

“Nuk e di a kam kontribuar në fjalimin e kryeministrit Rama sepse nuk e kam dëgjuar, pra nuk kam pasur mundësi ta dëgjoj. Kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të shumta e në mbrëmje vonë përpiqem që të apdejtohem për mëngjesin e nesërm”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Ndryshe, Rama në fjalën e tij në Asamblenë e Këshillit të Evropës, tha se Kosova dhe Shqipëria janë si shpirti me trupin.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Rama ka thënë se “për ju lufta është një kujtim i largët, për ne një plagë që ende dhemb”.

Kryeministri shqiptar tutje u ka kërkuar përfaqësuesve në Këshill të Evropës që emrin e Kosovës çdo herë ta shkruajnë drejt – pra Kosova dhe jo Kosovo./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera