Sport

Kurti: Dënimi i shqiptarëve të Zvicrës nga FIFA nuk i ndali ata

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 27 June 2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar ndeshjen mes Zvicrës dhe Costa Rikës sot, duke thënë se dënimi i FIFA-s nuk i ndali shqiptarët në sukseset e tyre.

“Edhe sonte kontribuan për kualifikimin dhe vazhdimin më tej të ekipit ku luajnë. Si mërgimtarë ata janë mirëpritur nga Zvicra, e cila është një ndër vendet që shquhen për sistemin integrues të emigrantëve, pa ua shtypur e asimiluar atyre kulturat nga vijnë. Andaj, me vrull e vullnet ata kanë luajtur e kontribuar për Zvicrën në futboll, ashtu si qindra mijëra shqiptarë të tjerë, më pak të famshëm, që kanë kontribuar me punën e tyre në sektorë të ekonomisë, prodhimit, së fundi edhe artit, kulturës e sportit në Zvicër”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Por pasioni i tyre patriotik, ndjenja e tyre shqiptare, u përkthye në lojë të bukur sidomos në atë ndeshje vendimtare, përballë Serbisë. Ndeshje e cila si zakonisht u ngarkua rëndë prej komenteve para e gjatë ndeshjes, jo vetëm nga tifozët, por edhe nga drejtues e politikanë serbë. Kualifikimi i sotme është shpërblimi më i mirë për ta, dhe shpresojmë që të kenë sa më shumë përballje të dinjitetshme në këtë Kupë të Botës”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera