Lajme

Kurti bën homazhe në Velani: E kaluara e lavdishme është vendimtare për drejtimin e Kosovës si shtet

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 18 April 2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me disa nga anëtarët e LVV-së dhe deputetë të kësaj partie ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Velani.

Kurti pas homazheve tha se e kaluara është vendimtare për drejtimin dhe shpejtësinë e ecjes së Kosovës si shtet.

Po ashtu i pari i ekzekutivit shtoi se ata si qeveri asnjëherë nuk do të harrojnë se nga kanë ardhur.

-Advertisement-

“Te flamuri kombëtar shqiptar që qëndron para varrezave të dëshmorëve të kombit në Prishtinë sot vendosëm lule të freskëta. Në ditën e dëshmorëve veçanërisht ne i kujtojmë e i përkujtojmë këta njerëz të vendit tonë të kryeqytetit që dhanë jetën e tyre për lirinë popullit për çlirimin e vendit. E kaluara e lavdishme është vendimtare për drejtimin dhe shpejtësinë në ecjes përpara të Kosovës si shtet dhe të shqiptarëve si komb. Si qeveri e republikës së Kosovës asnjëherë  nuk do ta harrojmë se nga vijmë dhe ku duhet të shkojmë pikërisht duke ju falënderuar gjakut të derdhur për liri i cili nuk shlyhet kurrë”.

Sot gjatë ditës Kurti pritet të bëjë homazhe edhe te shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera