Rozë

Kur është koha për seksin e parë dhe kur për lidhje serioze?

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 26 February 2020

Çdokush e ka ndonjë teori të veten. Dikush e fillon seksin para takimit të tretë, ndërsa dikush tjetër pas një muaj takimesh. E pra, kur duhet të fillojmë ta quajmë lidhjen serioze

Më në fund i arrin përgjigjja përfundimtare dhe konkrete edhe pyetjes se sa duhet pritur për të filluar seksin e parë, transmeton Telegrafi.

Përgjigjja është kjo: 3–5 takime, është konstatuar në një hulumtim në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 11.000 njerëz në 24 qytete të tërë botës.

-Advertisement-

Kjo do të thotë që shumica e njerëzve flenë me partnerin përafërsisht pas takimit të tretë apo të katërt. Rreth 10 për qind e njerëzve nuk janë edhe aq tradicionalë, andaj angazhohen të bëjnë seks që në takimin e parë.

Përafërsisht rreth 53 për qind të takimeve të para kanë përfunduar me puthje, ndërkaq nevojiten vetëm rreth dy apo tre minuta që në takimin e parë të vendosin se a e dëshirojnë edhe takimin e dytë.

Konsensusi global është që pas takimit të gjashtë me partnerin e njëjtë potencial duhet të ndërpriten “takimet” me njerëz të tjerë, ndërkaq pas takimit të nëntë zakonisht publikohet zyrtarisht lidhja.

Çdo i pesti njeri ka shkuar në takim edhe me ish të dashurin apo ish të dashurën e mikut të tij, 17 për qind e tyre me miqtë, ndërkaq rreth 10 për qind pranojnë që kanë pasur takime me shefin e tyre, thuhet në këtë hulumtim.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera