Lajme

Kumnova: Lajm i gëzueshëm që të dashurit tanë të mos mbesin në tokën e kriminelëve

Autori: Gazeta inFokus 07:41 | 03 May 2023

Një lajm i gëzueshëm e i dhimbshëm ishte arritja e deklaratës për Personat e Zhdukur në mes Kosovës dhe Serbisë për Nysrete Kumnova nga Shoqata “Thirrjet e nënave”.

Në një lidhje direkte në RTV Dukagjini, ajo ka deklaruar se Kryeministri i Republikës së Kosovës veproi duhur lidhur me deklaratën.

“Kjo deklaratë për familjarët është një deklaratë e dhimbshme por e gzushme pasi që janë rënë dakord që më të dashurit tone të mos mbesin në token e kriminelëve por të kthehen në Kosovë, në vendlindjen e vet. Aty ku kanë lind edhe të varrosen{‘, ka thënë ajo gjersa ka theksuar se “Mendoj që Kurti nuk gabon në veprimet që i merr dhe kanë të drejtë edhe ata të kthehen në vendlindjen e vet”.

-Advertisement-

BE-ja ka publikuar dokumentin e plotë të deklaratës për të Zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë që është nënshkruar në takimin në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në deklaratën e BE-së thuhet se puna do të mbikëqyret nga një Komisioni i Përbashkët që do të kryesohet nga BE-ja dhe do të mbikëqyret nga Kryqi i Kuq.

Po ashtu është kërkuar qasje e plotë në të gjithë dokumentet, incizimet dhe vende të tjera ku mund të ketë informacione për ta bërë sa më të lehtë gjetjen e të zhdukuruve nga periudha 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera