Kryetari i FFK-së Agim Ademi flet për dy ndeshjet që e presin Kosovën
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2020/11/AGIM-ADEMI-FOTO-676x450-676x4451-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
18:50 | 14 November 2020
Kosovarët me padurim po e presin ndeshjen e radhës të kombëtares e cila do të zhvillohet nesër mbrëma me Slloveninë. Dhe derisa të gjithë duam që kjo ndeshje të përfundoj në të mirë të Kosovës, me fitore, ekskluzivisht për kolonamedia.com ka folur i pari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ku ka treguar për atmosferën e cila po mbretëron te kombëtarja dhe futbollistët tanë.
Ademi ka theksuar se përkundër mungesave të disa lojtarëve, djemtë do të japin maksimumin që të dalim, siç ka theksuar, nga kjo krizë e rezultateve.
“Atmosfera është e mirë në mes lojtarëve, edhe pse prapë me mungesa, pa Rashicen, Zenelin, Celinen, Paqaraden, Halimin dhe Vocen. Por gëzon fakti që Muriqi dhe V. Berisha kanë sanuar lëndimet dhe janë në formë të mirë. Por, sigurisht që djemtë do të japin maksimumin në këtë ndeshje, që të dalim nga kjo krizë e rezultateve”, është deklaruar Ademi për kolonamedia.com.
I pari i futbollit ka njoftuar se në krye të skuadrës do të jetë Muharrem Sahiti edhe nesër.
“Edhe nesër, për shkak të Covidit do të mungoj Chaland. Por ekipit do t’i prijë Muharrem Sahiti në pjesën tjetër të shtabit”.
“I duam pikët e të dy ndeshjeve”
Veç ndeshjes me Slloveninë, Kosova të merkurën pret Moldavinë në Stadiumin “Fadil Vokrri”. E Ademi ka folur për rëndësinë e të dy ndeshjeve.
“Çdo ndeshje e ka rëndësinë e vet, dhe ne në çdo ndeshje hyjmë për fitore dhe e duam fitoren. Të dy ndeshjet kanë rëndësi dhe i duam pikët e të dy ndeshjeve”.
“Pres lojë të mirë, dalje nga kriza e rezultateve dhe normalisht pres fitore duke u bazuar në formën e tashme. Besoj në këta djem dhe në këtë ekipë. Dhe ta dinë të gjithë se kjo ekipë që i ka arritur gjithë këto rezultate, pork a të bëjë vetëm me krizën e rezultateve dhe ngadal do të dalim nga kjo situatë dhe prapë do të na bëjnë krenar këta djem”, ka shtuar për fund Agim Ademi për kolonamedia.com.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/Image_20231220_143505_782-scaled.jpeg)
Të tjera
-
Vḍes gruaja e Enver Malokut
Ka vdekur Hava Maloku, gruaja e Enver Malokut, kreut të Qendrës Informative t...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këto vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike. Në këtë m...
-
Tahiri: Problemi kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës është përbërja
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Vrạsja e Ivanoviqit, prokurori Qerkini tërhiqet nga ndjekja e Rade Basaras
Ka vazhduar gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e politikanit serb, Oliver ...
-
Kroacia me mbështetje për vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ...
-
Ministri Aliu njofton për linja të reja fluturimesh Prishtinë -Zvicër dhe anasjelltas: Çmime më të lira e më të volitshme
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se po fillojnë fluturime ...
-
Gjuriqi takon Borrellin, pretendon se po kërcëṇohet siguria e serbëve në Kosovë
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka takuar sot në Austri...
-
Apeli i liron nga akuza për korrupsion ish-ministrin e Bujqësisë Nenad Rikalo dhe ish-sekretarin Kapllan Halimi
Gjykata e Apelit ka liruar nga akuza për korrupsion, ish-ministrin e Bujqësis...
-
Avokati i Popullit kërkon nga Qeveria qartësim të vendimeve lidhur me shpronësimin e tokave në veri
Avokati i Popullit ka kërkar nga Qeveria e Kosovës që t’i qartësojë vendimet ...
-
Fajon: Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE, tani ose kurrë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Evropës e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka th...
-
Temperaturat e larta në vend, Shpëtimi Malor i Kosovës del me një apel për bjeshkatarët dhe vizitorët e maleve
Si pasojë e temperaturave të larta, Shpëtimi Malor i Kosovës ka dalë me një a...
-
ShBA: Numri i faqeve të lajmeve të rreme më i madh se i mediave legjitime
Në Shtetet e Bashkuara, numri i faqeve me përmbajtje të rreme në internet, e ...