Lajme

Kryeministrja e Zelandës së Re do të japë dorëheqje muajin e ardhshëm

Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 19 January 2023

Jacinda Ardern ka njoftuar se do të japë dorëheqje nga posti i kryeministres së Zelandës së Re përpara zgjedhjeve të këtij viti, duke thënë se nuk mund të vazhdojë më tutje për të udhëhequr.

Ardern foli me emocione teksa tregonte se si gjashtë vjetët “sfiduese” në këtë punë kishin ndikuar.

Deputetët e Partisë Laburiste do të votojnë për të gjetur zëvendësuesin e saj të dielën.

-Advertisement-

Njoftimi tronditës vjen pasi sondazhet tregojnë se partia përballet me një rrugë të vështirë për t’u rizgjedhur më 14 tetor.

42-vjeçarja Ardern tha se kishte marrë kohë për të shqyrtuar të ardhmen e saj gjatë pushimeve verore, duke shpresuar të gjente zemrën dhe energjinë për të vazhduar tutje.

“Por për fat të keq nuk e kam bërë dhe do t’i bëja një shërbim të keq Zelandës së Re nëse vazhdoj tutje”, u tha ajo gazetarëve të enjten.

Jacinda Ardern do të japë dorëheqje më së largu më 7 shkurt. Nëse asnjë pasardhës i mundshëm nuk merr mbështetjen e dy të tretave të dhomës së partisë, vota do t’i shkojë anëtarëve laikë të Laburistëve.

Ajo u bë gruaja më e re në krye të qeverisë në botë kur u zgjodh kryeministre në vitin 2017, në moshën 37-vjeçare. Dhe një vit më vonë u bë liderja e dytë e zgjedhur botërore që lindi ndonjëherë gjatë kohës që ishte në detyrë, pas Benazir Bhutto të Pakistanit në 1990.

Ardern drejtoi Zelandën e Re gjatë pandemisë COVID-19 dhe recesionit që pasoi, të shtënat në xhaminë Christchurch dhe shpërthimin vullkanik të Ishullit të Bardhë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera