Lajme

Kryeministri Kurti takohet sot me kryetarët e komunave, kjo është arsyeja

Autori: Islam Morina 10:00 | 24 September 2022

Kryeministri i Kosovës sot do të takohet me kryetarët e komunave, kështu ka njoftuar qeveria me anë të një njoftimi, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas njoftimit të Qeverisë, në këtë takim perveç kryeministrit Kurti do të marrin pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës.

Takimi do të mbahet sot paradite në njërin nga hotelet në Pejë dhe do të diskutohet për performancën buxhetore e komunave dhe investimet kapitale, energjinë dhe ujërat, projektet komunale (investimet kapitale, agjenda e gjelbër, digjitalizimi në nivel lokal) dhe strategjinë për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronarë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera