Lajme

Kryeministri Kurti emëron Sylejman Elshanin zëvendësministër të ri të Kulturës

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 06 July 2022

Pas lirimit nga detyra, që ditë më parë iu bë Sejnur Veshallit, kryeministri Albin Kurti, tashmë ka emëruar Sylejman Elshanin, në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Në dokumentin e vendimit, thuhet se Elshani, do të jetë përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministri, por dhe të tjera.

-Advertisement-

Siç pati deklaruar ditë më parë, Sejnur Veshall, u shpreh se lidhur me shkarkimin e tij, kryeministri Albin Kurti i pati thënë se iu bë e padrejtë.

E sipas Veshall, shkarkimi i tij ndodhi meqë ai mbronte kryeministrin Albin Kurti por edhe ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera