Lajme

Krasniqi thotë se Kurti dhe Vuçiq shkaktuan kriza si me qenë “të marrur vesh mes vete”

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 23 March 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për marrëveshjen e Ohrit.

Kritika e Krasniqit në Kuvendin e Kosovës erdhi pasi kryeministri Kurti iu adresua deputetëve për marrëveshjen e Ohrit duke thënë se ”në këtë situatë e kanë nxjerr rezultatin më të mirë“, duke aluduar që nuk ka pasur marrëveshje më të mirë.

Por Krasniqi e ka pyetur Kurtin se ”kush e solli atë situatë“.

-Advertisement-

”Prej verës së kaluar e deri para vitit të ri vetmë kriza kanë shkaktuar, herë Albin Kurti e herë Aleksandër Vuçiqi si me qenë të marrë vesh njëri me tjetrin“, ka thënë Krasniqi.

Më tutje, ai ka thënë se ”nuk ka pasur kontratë, por një deklaratë politike“.

”Kryeministër po të pyes ç’ka ka ç’ka s’ka, a ka asociaicon. Më vjen mirë që u tregove i sinqert. Unë nuk mund të them që ke kryer tradhti kombëtare, por tradhti ndaj atyre që të besuan po“, ka thënë Krasniqi.

Sipas kryetarit të partisë më të madhe opozitare, Kurti “e ka degraduar procesin e dialogut“, sipas tij nga synimet për marrëveshje përfundimtare dialogu ka përfunduar me marrëveshje për menaxhim të krizave.

”Kurti e ka sjellë situatën që edhe partnerët tonë e kanë humbur ambicien që të arrihet një arritje finale sepse dy vite është është ballafaqu me një njeri që i ka shpërfill, ka qenë arrogant dhe ka mendu që krejt botën mundet me bindë për mendimet e tij“, ka thënë kryetari i PDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera