Krasniqi: Secila parti do të duhej të adoptonte një platformë si të PDK-së për barazi gjinore, s’është turp
Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 15 March 2023
Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) ka vazhduar sot me ditën e dytë të edicionit të dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtëritje të Demokracisë”.
I ftuar në diskutim ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili foli për barazinë gjinore në partinë të cilën e drejton.
Krasniqi tha se për “50/50 qasje në PDK” ishte angazhuar personalisht, duke shtuar se një tryezë e vecantë për gra e një tjetër për burra nuk duhet të ekzistojë.
“Në momentin që e kam marrë besimin për ta udhëhequr PDK-në e kam bërë të qartë që të bëjmë reforma. Çështjen e grave e kam pasur preokupim personal sepse vështirësitë me të cilat përballen ato janë shumë më të mëdha sesa e burrave. Organizatat e ndara për gra nuk duhet të ekzistojnë. Kam pasur një përkushtim personal në këtë punë, ka qenë angazhimi im e kam konsideruar më shumë prioritet unë se në të kaluarën, më mirë vonë se kurrë”, ka thënë Krasniqi.
Ai tha se partitë e tjera politike do të duhej të adoptonin një platformë si të Partisë Demokratike të Kosovës për barazi gjinore.
“Secila parti do të duhet të adaptojë një platformë të ngjashme me PDK për barazi gjinore në çdo nivel të vendimmarrjes mund të jetë një model i mirë, nuk do të ishte fundi i botës as e turpshme që partitë e tjera ta marrin këtë model, ta adaptojnë për vete. s’do të ishte e keqe, mund ta avancojnë tutje, ta bëjnë më të mirë nëse është e mundur”, ka shtuar ai.
Ai tha se pa i imagjinuar gjërat, nuk mund të realizohen, duke shtuar se tashmë i kanë frytet e para të barazisë gjinore.
Ai theksoi se qysh në vitin 2001 në zgjedhjet e para pas luftë PDK-ja ka pasur kandidaten e parë grua për presidente të vendit, Flora Brovinën.
“Për mua si kryetar ka qenë prioritet të shihja gra në zgjedhje lokale, kemi pasur numrin më të madh të grave për kryetare të komunave. Duhet të kenë hapësirën e njëjtë me të tjerët. Na duhet më shumë angazhim i pushteteve për angazhimin për të pasur një barazi të plotë dhe të vërtetë”, ka thënë ai.
Krasniqi tha se nuk ka konsensus politik në çështjet e barazisë gjinore, sepse partitë kanë prioritete të ndryshme, ndonjëherë edhe kontekste të ndryshme me të cilat funksionojnë.
Të tjera
-
Stano: S’ka asgjë të re rreth raportit të Borell për masat, veprimet e fundit në Veri të padobishme
Republika e Kosovës vazhdon të jetë ende nën masa të Bashkimit Evropian. Zëdh...
-
Szunyog: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk varet nga BE-ja
Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se çështja e...
-
Bajrami: Qeveritarët tanë kanë shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Dënohen me 19 vite burg vr āsësit e Lulzim Fejzullahut
Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur vendimin e aktgjykimit për vra...
-
Deputetja e LDK-së kundër marrëveshjes me Danimarkën: “Eksportojmë të rinj jashtë vendit, importojmë kriminelë”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka krit...
-
Korenica: Vetëm çiftet të kenë fëmijë, jo gruaja e pamartuar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka propozuar që të ndryshohe...
-
Pas Abdixhikut, Hovenier takon edhe Vjosa Osmanin, kjo është arsyeja
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHB...
-
Abdixhiku ha drekë me Hovenierin, flasin për vizionin euroatlantik të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dalë në drekë ...
-
Moska: Vendimi i Norvegjisë për të ndaluar turistët tanë është armiqësor dhe diskriminues
Moska e ka cilësuar ndalimin e hyrjes së turistëve rusë në Norvegji nga 29 Ma...
-
Kurti jep detaje të tjera për vizitën në Londër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për vizitë në Londër...
-
FSK konfirmon se njëri nga të plag*osurit mbrëmë në Pejë është ushtar i saj
Një nga të plagosurit nga të shtënat me armë gjatë natës së mbrëmshme në Pejë...
-
Sërish tubim para Qeverisë së Malit të Zi, njerëz me motive pro-ruse protestojnë kundër rezolutës për Srebrenicë
Policia do të filmojë një tubim të ri publik të paparalajmëruar që është plan...