Lajme

Krasniqi: Sakrifica emblematike e Mujë Krasniqit përherë në mbamendjen historike të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 14 December 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar Komandantin e Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi, dhe 41 bashkëluftëtarët të tij, në 24 vjetorin e rënies së tyre në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar, në Gorozhup të Pashtrikut.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, është shprehur se sakrifica e Komandant Kapuçit do të mbetet përherë në mbamendjen historike të popullit të Kosovës.

“Sakrifica emblematike e Komandant Kapuçit, i cili përkundër plagëve të pashëruara në trup, bashkë me bashkëluftëtarë priu në frontin e luftës, do të mbetet përherë në mbamendjen historike të popullit të Kosovës, në luftën tonë shekullore për liri e pavarësi. Lavdi e përjetshme për jetën dhe veprën e të gjithë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, shkruan kreu i PDK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera