Krasniqi përfundon dëshminë në Hagë: Nuk ka pasur njerëz të ndaluar në Zllash
Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 22 April 2022
Ka përfunduar dëshminë e tij para trupit gjykues në Hagë, Selatin Krasniqi që është dëshmitari i 12-të i mbrojtjes së Salih Mustafës. Ai ka deklaruar se në objektet e familjes së tij në Zllash, të cilat i ishin dhënë në shfrytëzim Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka pasur persona të ndaluar siç thuhet në aktakuzën e prokurorisë. Ndër të tjera, dëshmitari ka thënë se gjatë periudhës së luftës nuk ka pasur dallime partiake mes pjesëtarëve të UÇK-së duke shtuar se të gjithë vepronin për çlirimin e Kosovës.
Dëshmitari, i cili është pjesë e familjes Krasniqi nga Zllashi, pronat e së cilës gjatë periudhës së luftës iu ishin dhënë UÇK-së, ka deklaruar se askush nuk mund të thotë se në ato objekte janë maltretuar apo mbajtur njerëz.
“Nuk ka pasur njerëz të ndaluar, as nuk kam parë, as nuk ka pasur dhe nuk mund të thotë askush që ka pasur njerëz të ndaluar aty”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se gjatë periudhës së luftës të gjithë pjesëtarët e UÇK-së e kanë pasur një qëllim të vetëm, çlirimin e Kosovës dhe sipas tij nuk ka pasur dallime partiake.
“Gjithë familja kemi qenë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, gjithë fshati Zllash, krejt Gollaku, themeluesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shefki Gashi, që jemi krenarë që e kemi është i fshatit Mramor, ka qenë edhe ai pjesë e luftës, Ismet Beqirin e kam në lagje, edhe ai ka qenë një ndër themeluesit e LDK-së për atë pjesë, e ka pasur shumë të tjerë të LDK-së edhe aty dhe nuk ka pasur kurrfarë bindje, qëllimi ka qenë i njëjtë, me çliru Kosovën. Nuk e di kush është duke i shpik këto gjëra, se i vetmi çlirim ka qenë çlirimi i Kosovës, nuk ka pasur bindje politike, me cilën parti je, me kënd je, çka je. Nëse i keni mundësitë me i thirrë edhe ata dëshmitarë këtu, Shefkinë, Ismet Beqirin e shumë të tjerë, Alushin, të cilët kanë sjellë ndihma në shtëpinë tonë”, ka thënë dëshmitari.
Gjatë kundër-pyetjeve të avokatit të mbrojtjes, Krasniqi është pyetur edhe rreth takimit që ka zhvilluar në Zllash me përfaqësuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
“Ka kërkuar me dalë në vendin ku po pretendojnë ata, kanë qenë tri makina, nuk e di sa vetë… Kur kam biseduar me prokurorin vetëm e kam pyetur qysh janë Salih Mustafa e këta tjerët që janë, Hashimi e të tjerët, vetëm për ata e kam pyetur, më shumë nuk kemi diskutuar. Nuk kam qëndru me këta hiç, kam qëndru te hambari se ka qenë duke rënë shi, këta kanë qëndru te pema që duket në fotografi, kanë fotografuar. Tjetër nuk kemi fol, kanë qenë shumë veta këta, kemi vazhduar të shkolla e Zllashit, edhe aty i kanë bërë disa fotografi”, ka thënë Krasniqi.
Ndërsa gjatë ditës së parë të dëshmisë së tij në Hagë, Selatin Krasniqi ka thënë se ishte pjesëtar i Guerilës BIA.
Ai ka deklaruar se familja e tij i kishte dhënë në shfrytëzim UÇK-së objektet e shtëpisë së tyre në Zllash dhe ka theksuar se aty asnjëherë nuk ka pasur një kamp ndalimi.
Para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës, Krasniqi ka thënë se nuk e di se ku i ka marrë prokuroria informatat por sipas tij në objektet e familjes së tij asnjëherë nuk janë ndaluar apo meltretuar njerëz.
Me këtë ka përfunduar dëshmia e Krasniqit, i cili është dëshmitari i 12-të ndërsa para trupit gjykues sot do të dëgjohet dëshmitari i radhës i mbrojtjes së Salih Mustafës.
Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.
Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.
Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues ai është deklaruar i pafajshëm. /KP/
Të tjera
-
Miratohet rezoluta, OKB njeh gjeno*idin serb në Srebrenicë
Me 84 vota pro ka kaluar Rezoluta për Srebrenicën në mbledhjen e Asamblesë së...
-
Dy të lënduar në aksidentin e réndé në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, e...
-
Rrokulliset një veturë, aksident i réndé në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë. ...
-
Specialja merr vendimin për vazhdimin e paraburgimit për Pjetër Shalën
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
Në ambientet e fabrikës Comodita, kanë qëndruar përfaqësuesit e kompanisë së ...
-
Kurti: Rreziku i një luf*te të re në rajon është real, duam të anëtarësohemi sa më shpejt në NATO
“Ekziston një rrezik real i luftës pasi Serbia është duke krijuar lidhje më t...
-
Zyrtare: Policia e shpall në kërkim Enver Sekiraqën!
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve t...
-
Stano: S’ka asgjë të re rreth raportit të Borell për masat, veprimet e fundit në Veri të padobishme
Republika e Kosovës vazhdon të jetë ende nën masa të Bashkimit Evropian. Zëdh...
-
Szunyog: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk varet nga BE-ja
Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se çështja e...
-
Bajrami: Qeveritarët tanë kanë shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Dënohen me 19 vite burg vr āsësit e Lulzim Fejzullahut
Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur vendimin e aktgjykimit për vra...
-
Deputetja e LDK-së kundër marrëveshjes me Danimarkën: “Eksportojmë të rinj jashtë vendit, importojmë kriminelë”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka krit...