Lajme

Krasniqi me video-mesazh për Vitin e Ri: Urimet më të përzemërta ua dërgoj luftëtarëve të lirisë që janë në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 31 December 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar qytetarët nëpërmjet një videomesazhi për Vitin e Ri 2023.

Krasniqi ka deklaruar se se urimet më të përzemërta i ka për ish-krerët e UÇK’së që ndodhen në Hagë, duke shtuar se ata ia dhuruan Kosovës festën më të madhe.

“Me mall e nga larg, edhe këtë vit, urimet më të përzemërta ua dërgoj luftëtarëve të lirisë që tash ndodhen në Hagë, e të cilët ia dhuruan Kosovës festën më të madhe – lirinë dhe pavarësinë, dinjitetin dhe krenarinë. Gëzuar të gjithëve!”, ka thënë Krasniqi.

-Advertisement-

Video mesazhi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera