Lajme

Krasniqi: Kurti në villen e Titos ka pranuar autonomi politike për serbët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 23 March 2023

Kryetari i PKD-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër kryeministrit Albin Kurti për dakordimet e Ohrit.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se me pranimin e Asociacionit, Kurti ka përmbysur terë jetën e tij politike.

Para deputetëve, ai ka ironizuar me kryeministri, duke e pyetur se “çka ka dhe çka nuk ka”.

-Advertisement-

“Sepse me një fjali mbrëmë kryeministri i Kosovës e ka përmbysur krejt jetën e tij politike, por unë se paku e uroj për sinqeritetin tij. Sepse po, ka Asociacion, ashtu siç tha ky mbrëmë. Ka Asociacion dhe ka pasur Asociacion sa herë që ky ka thënë se nuk ka. Loja me fjalë e ka afatin e skadimit. Fjalët skadojnë atëherë kur duhet me ndërmarr veprime dhe kryeministri veprimet i ka marrë mbi vete, për ironi të fatit të Kosovës, në villen e Titos, të kasapit të shqiptarëve i ka pranuar krejt atë që ka premtuar se nuk do t pranonte. Kapërcemini më të madh në politikën shqiptare e ka bërë Albin Kurti. Me këtë pranim ka kaluar prej ‘Vetëvendosje, jo negociata’ në ‘po negociate e vetëvendosje për serbet e Kosovës’”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka bërë me dije se në këtë ë mënyrë Kurti ka tradhtuar përkrahësit e tij.

“Unë mund te them se ndoshta kryeministri nuk ka bërë tradhti kombëtare, amo tradhti ndaj ndjekësve të vet, ndaja votuesve të vet, ndaj militanteve të vet padyshim që ka bërë. Sepse ju ka premtuar gjithmonë se nuk ka me pasë Asociacion, nuk ka me pasë Zajedinicë, ndërsa sot jo vetëm Asociacion, por ka rrezikua me i dhanë autonomi politike serbëve të Kosovës”, është shprehur Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera