Lajme

KQZ: Numërohen mbi 77% e votave, kjo është renditja

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 07 June 2026

Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbajë vendin e parë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas numërimit të 1,926 nga 2,498 vendvotime, apo 77.10% të totalit.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:49, janë numëruar 537,862 vota, që përbëjnë 27.44% të votuesve të regjistruar.

Renditja e subjekteve politike deri në këtë fazë është:

-Advertisement-

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 43.46% (224,397 vota)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 21.99% (113,526 vota)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 17.94% (92,623 vota)
AAK – 7.46% (38,530 vota)
Lista Serbe – 4.42% (22,818 vota)
Koalicioni Vakat – 0.65% (3,336 vota)

Me mbi tri të katërtat e vendvotimeve tashmë të numëruara, LVV mban një epërsi prej 21.47 pikë përqindje ndaj PDK-së, e cila renditet e dyta, ndërsa LDK vazhdon në vendin e tretë.

Procesi i numërimit po vazhdon në të gjithë vendin dhe rezultatet mbeten preliminare deri në përfundimin e numërimit të të gjitha votave./Gazeta Infokus 

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy