Ekonomi

Kosovës i duhen dekada për të arritur në BE

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 26 February 2018

Kosovës, Serbisë e vendeve tjera të Ballkanit do ti duhen dekada për të arrijë standardin mesatarë të jetesës në Bashkimin Evropian. Edhe atë në skenarin më optimist. Kështu vlerëson raporti diagnostik i BERZH-it i publikuar të hënën në samitin e tretë për investime në Ballkanin Perëndimor në Londër.

Sipas këtij institucioni, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë potencial të fortë ekonomik për rritjen dhe konvergjencën e rritjes, por ata duhet të bëjnë më shumë për të përmirësuar performancën e tyre ekonomike, shkruan Infokusi.com.

“Megjithatë, ata përballen me një sfidë të madhe konvergjence në raport me BE, thotë studimi. Sipas analizës së BERZH do të duhen dekada, madje edhe nën skenarë optimistë, për rajonin që të arrijë standardet mesatare të jetesës së BE. Bashkërendimi i plotë i BE-së do t’u kërkojë shteteve të zbatojnë një axhendë të vendosur dhe gjithëpërfshirëse të reformave drejt rritjes së produktivitetit dhe investimeve”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Produktiviteti i ulët është identifikuar si një problem themelor që pengon zhvillimin ekonomik të rajonit, mungesë të investimeve, institucione të dobëta dhe një mjedis të vështirë biznesi.

Sfidat më të mëdha vazhdojnë në fushat e konkurrencës dhe qeverisjes së mirë, shkruan Infokusi.

Sipas BERZH,  institucionet shpesh janë të dobëta dhe ndërhyrja e shtetit në industri po e parandalon sektorin privat – kontribuesi kryesor i prodhimit ekonomik – nga arritja e potencialit të saj të plotë.

Raporti thotë se produktiviteti i sektorit privat në të gjithë Ballkanin Perëndimor është 60 për qind e niveleve të BE-së në tërësi.

Faktorët që kufizojnë produktivitetin dhe rritjen ekonomike sipas të gjeturave të këtij raporti janë borxhi i korporatave, niveli i ulët i përfshirjes së të rinjve, konkurrenca e pandershme nga sektori informal, korrupsioni, administrimi i rëndë i taksave, problemet me energji elektrike dhe qasja e kufizuar në financa.

“Këto lënë një zonë evropiane, 20 milion njerëz të së cilës janë të rrethuar nga vendet e BE-së, me një GDP mesatare për kokë banori prej vetëm një e katërta e nivelit në vendet më të pasura të BE në Evropën Perëndimore”, thuhet në raportin e BERZH./INFOKUSI/.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy