Lajme

Kosova zbardhet nga bora, disa rrugë të kryeqytetit vështirë të kalueshme

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 04 April 2023

Ashtu edhe siç është parashikuar, moti dimëror po ndodh në javën e parë të prillit e ku reshje të dendura bore ka pasur në Kosovë që nga mbrëmë, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo ka bërë që rrugët të jenë vështirë të qarkullueshme sot si për automjetet por edhe për këmbësorët.

Në disa pamje në rrugët e Prishtinës shihet se si bora ka mbuluar vendin duke e bërë të vështirë qarkullimin, e kjo është vënë re sidomos në lagjen “Kodra e Trimave”, te “Xhamia e Llapit”, rruga “Muharrem Fejza”, etj.

-Advertisement-

Pamje nga këto rrugë:
 

Ndryshe kujtojmë se sot në vendin tonë temperaturat janë në -2 gradë Celcius. Ekupet e mirëmbajtjes janë mobilizuar në terren për pastrimin e rrugëve nga dëbora./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera