Sport

Koronavirusi rikthehet në Premierligë, sot shtatë raste të reja me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 22 December 2020

Koronavirus, vazhdon të mbetet problem në futbollin ndërkombëtar.

Sot Premierliga ka konfirmuar se në raundin e fundit të testimeve për COVID-19, shtatë nga testet janë rikthyer pozitive.

Në total prej 1,569 lojtarëve dhe stafeve mjekësore që janë testuar nga periudha 14 deri më 20 dhjetor, shtatë prej tyre kanë rezultuar pozitivë, dhe do ta fillojnë menjëherë vet-izolimin në shtëpitë e tyre.

-Advertisement-

Është vërejtur një rritje tejet e vogël që nga java e kaluar, ku kishin rezultuar pozitiv me COVID-19 vetëm gjashtë persona nga stafi mjekësor ose nga lojtarët, por po konsiderohet si një numër i kënaqshëm, pasi është regjistruar java e dytë me raste pozitive në numër një-shifror.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera